Në mënyrën më makabre dhe çnjerëzore një burrë i mori jetën një djali të vogël vetëm 8 vjeç ditën e djeshme në Fier. Lidhur me reagimet e njerëzve dhe profilin e kriminelit ka folur për Report Tv në hapësirën e debatit sociologu Profesor Gëzim Tushe, i cili tha se autori e ka kryer vrasjen në gjakftohtësi dhe kjo e bënë situatën edhe më të rrezikshme. Tushe shtoi se njerëzit me tipare kriminal duhet të identifikohen dhe të izolohen dhe se kjo është punë e shtetit.
“Kur e dëgjova lajmin, marrja e jetës së një 8-vjeçari të pafajshëm, në formë më makabre, pa shkaqe esenciale mendova që krimi ka filluar të bëhet në vendin tonë në përmasa të tilla që mund të quhet edhe si e “metë e species”. Këto të meta quhen ndryshe ato thelbësoret. Në këtë rast kemi të bëjmë me një njeri që ka kryer një krim në gjakftohtësi, pasi nuk ka ndodhur ndonjë konflikt për ta quajtur në gjaknxehtësi e sipër. Është një veprim irracional! Jemi në një situatë shumë serioze, kam përshtypjen shpejtësia e vrasjes në shoqërinë tonë, ka dy aspekte ato të reagimeve instiktive të shoqërisë që themi “Krimi duhet ndaluar”, “Të vendoset dënimi me vdekje”, gjë që nuk është tamam kështu. Ky është njeriu i neandertalit, këta duhen identifikuar dhe izoluar! Nuk mund të jetojmë me një shoqëri me kriminelët dhe këtu është përgjegjësia e shtetit.”, tha sociologu.
I ftuar në studion e Report Tv, ishte edhe eksperti i sigurisë, Fatjon Softe, i cili gjatë debatiti tha se personat që vrasin duhet të vriten, sidomos në një rast ku është përfshirë një fëmijë. Ai shtoi se denoncimet për këta persona duhet të bëhen në institucione përkatëse, pasi policia nuk është zgjidhja.
“Ky është një shqetësim i madh, e para u vra një fëmije, dhe kjo do të thotë të krijosh një trau në të gjithë shoqërinë, pasi frika e prindërve do të rritet. Pyetja e parë që shtrohet është ‘Sa të tillë ka në shoqëri’? Ky njeri ka kryer edhe veprime të turpshme me një vajzë tjetër më përpara dhe të dalësh i dënuar me 4-5 vjet, kjo është fatale. Ky ka qenë i identifikuar që tregon se kishte probleme. Personi duhet të ishte nën vëzhgim ose i izoluar, në të kundërt këta bëhet të rrezikshëm. Nëse nuk reagojmë sot, këto ngjarje të rëndë do të përsëriten. Kjo vjen si rrjedhojë e mungesës së një databazi. Duhet t’ia referosh institucionet përkatëse për këtë persona. Më mirë shtojnë dy spitale më shumë, ose këta njerëz po vranë duhet të vriten, pra të kthehemi te dënimi me vdekje.”, tha ai.
Duke folur për rolin e shtetit dhe të shoqërisë në parandalimin e ngjarjeve të tilla kriminale, sociologu Tushe u shpreh se tiparet kriminale te një person fillimisht fitohen nga ambienti familjar, më pas nga shkolla dhe shoqëria. Ai propozoi se duhet të krijohet një polici komunitare e cila përmes vëzhgimit do të identifikoi personat e rrezikshëm si Klodiani, për t’i raportuar më pas në institucionet përkatëse.
“Janë qenie të çorientuara, këto ‘buka’, ‘biçikleta’, nuk janë të justifikuara apo të mjaftueshme. Është e vërtet që policia e ka të pamundur të kontrolloi, duhet të merr institucionet e posaçme. Janë disa faktorë që po e aprovojnë situatën e krimit në Shqipëri, varfëria, përdorimi i substancave si droga alkooli, familja e destruktuar, ai ka qenë jashtë prindërimit. Shteti dhe shoqëria kanë rol detyre për të ulur nivelin e kriminalitet. Këta kriminel janë rezultat i deformimeve që kanë parë në familjen e tyre. Rëndësi ka edhe shkolla, pastaj është shteti. Për sa i përket shtetit, si sociolog, po bën një luftë jo të vendosur me krimin. Mendoj që duhet të krijohet policia komunitare, që do të mund të bëjë identifikimin e personave si Klodiani dhe të raportojë ‘ky është i rrezikshëm’.”, tha ai.
I pyetur lidhur me sigurinë në shkolla, Softe tha se shteti nuk po kujdeset siç duhet dhe në mënyrë esenciale.
“Sa herë ka ndodhur një ngjarje, thonë në kemi vendosur një polic në turn. Shkolla nuk është fasada, është brendia. A jemi ne duke investuar tek këto breza? Shteti nuk po përkujdeset siç duhet për shkollat siç duhet.”, u shpreh eksperti i sigurisë.
Njerëzit e revoltuar me ngjarjen e rëndë në 24 orët e fundit, kanë diskutuar shumë shpesh lidhur me rikthimin e dënimit me vdekje, për këtë eksperti i sigurisë tha që kjo çështje duhet të shtrohet në parlament. Ai shtoi se kur nuk ka asnjë zgjidhje tjetër dënimi me vdekje mund të jetë një alternativ.
“Atë që vrasin, kur na ka formë tjetër, duhet të vritet, Shumë vende demokratike, e kanë dënimin e vdekjes. Unë nuk them që kjo është zgjidhja, por kur i ke provuar të gjitha, Unë flas si prind, si një ish-oficeri policisë...kjo çështje duhet të shtrohet edhe në parlament. Të diskutohet si alternativë, mund të bëjë edhe referendum”, tha Softe.
Tushi tha se jashtë kostumit të sociologut, dënimi me vdekje është gjeja e parë që i vjen në mendje, por në fakt nuk është që zbut krimin. Ai tha qeveria në vend që të diskutojë dënimin me vdekje duhet të kthejë sytë nga institucionet.
“Jashtë kostumit të sociologut dhe unë mendoj që duhet ta paguaj me jetën e tij. Por studimet kanë treguar se dënimi me vdekjen nuk është ai që e zbut krimin, ndërsa në shoqërinë tonë po. Unë jam partizan i tezës liberale, krimi është rezultat i edukimit dhe i rrethanave. Qeveria ose politika nuk duhet të lajë duart me një referendum, duhet t’i rikthehem vetes dhe të shohë edhe njëherë institucionet. Unë ka frik se ato në raste të caktuar kanë frikë nga krimi dhe bëjnë sikur nuk e shikojnë.”, ka thënë ai.
Denimi me vdekje eshte zgjidhje shume e mire por shteti jone nuk e aplikon dot sepse nuk e lejon Bashkimi Europian dhe Vatikani. I bien shkurt, thone nuk eshte zgjidhje pa dhene arsyetime. Shqiptaret paguajne taksa per te mbajtur me buke keta parazit qe lirohen pas nje fare kohe.
Përgjigju