I riu nga Kuçova Mikel Shallari nën akuzë për vrasjen e ish kryepolicit Artan Cuku nuk do të dënohet përjetësisht me burg edhe pse ka pranuar ekzekutimin e Cukut.

Dosja e tij këtë të hënë i është dërguar gjykatës së Krimeve të Rënda për ta gjykuar, ndërsa statusi i bashkëpunëtorit me drejtësinë ka bërë që Shallari t’i shpëtojë burgimit përjetë.

Prokurori Enrik Ligori ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar çështjen për gjykim së bashku me dëshminë e Shallarit ku ai pranon se ka kryer vrasjen për llogari të shtetasit Bledar Jambelli.

Cuku u vra vitin e kaluar ndërsa shkak dyshohet një hakmarrje që Jambelli kishtë ndaj Cukut pasi kur ishte drejtor policie në Vlorë, Artan Cuku e kishte arrestuar atë për një seri vrasjesh.