TIRANE - Arben Muho,51-vjeç , autori i krimit të sotëm në Sheqas të Fierit ishte liruar me një vendim të Gjykatës së Apelit të Vlorës vetëm katër ditë më parë.

A1 Report ka mundur të mësojë se ndonëse ai ishtë dënuar për tre vite nga Gjykata e Fierit në 2014 për akuzat e plagosjes së rëndë më dashje dhe vjedhjes ai kishte kryer vetëm tetë muaj burg.

Kjo pasi Gjykata e Apelit në Vlorë ka dhënë masën e  “pezullimit të ekzekutimit të dënimit me burgim për pjesën e pavuajtur të tij, duke e vënë në provë të pandehurin për një periudhë 3 vjeçare, me kusht që brenda kësaj periudhe të mos kryejë vepër tjetër penale”.
 
Në bazë të këtij vendimi është urdhëruar lirimi i menjëhershem i tij, i cili është kryer në datë 14 janar 2015, vetëm 4 ditë përpara se 51 vjeçari t’i merrte jetën bashkëshortes së tij. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)