TIRANE- Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së Valmir Kolaverit dhe plagosjes së vëllait të tij Robert Kolaveri, ngjarje e ndodhur më 4 nëntor të këtij viti në një lokal në zonën e Bathores. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur se në pranga përfundoi 27-vjeçari Elson (Gazmir) Daci, i cili u kap në dhomën 12 të hotel “Real”, në autostradën Durrës-Tiranë nga një operacion i zhvilluar na efektivët e Polixisë së Tiranës dhe RENEA-s. Momentin e arrestimit, të riut i është gjetur edhe pistoleta e llojit “TT” me 9 fishekë, që dyshohet të jetë arma me të cilën ka kryer vrasjen mbrëmjen e 4 nëntorit.
Për të mbërritur deri tek Daci, efektivët e policisë thonë se ndoqën për disa ditë, një vajzë e cila u gjet në hotel me të ndaluarin. Sipas burimeve të policisë ajo është e dashura e tij, ndërsa u shoqërua në polici, duke u lënë më pas e lirë. Kur efektivët e RENEA-s, mbërritën në hotelin ku qëndronte Daci, i bënë thirrje atij të dorëzohej. 27-vjeçari nuk bëri asnjë rezistencë, ndërsa në momentet e para doli në ballkon për të kuptuar çfarë po ndodhte.
Kur kuptoi që ishte rrethuar nga RENEA, Daci pranoi të dorëzohej. Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje Daci mësohet të ketë pranuar vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e vëllait të tij, për shkak të konfliketeve që kishin nisur në Francë. “Ata më rrahën në Francë duke pretenduar se u prishja pazaret në transportin ilegal të klandestinëve nga Franca drejt Anglisë”, mësohet të ketë thënë i riu në polici.
Ngjarja
Dy vëllezërit Valmir dhe Robert Kolaveri të moshës 25 dhe 27 vjeç, u qëlluan me armë zjarri nga Elson Daci pas një konflikti në një lokal në qendër të Bathores në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lokalin e shtetasit me inicialet L.T., ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri u plagosën dy vëllezërit. Ndërkohë, i arrestuari mësohet se ka qenë me dy vëllezrit në lokal, ku pas një grindjeje fillimisht verbale kanë dalë jashtë lokalit, dhe 27-vjeçare ka qëlluar disa herë me armë zjarri tip pistoletë, duke i lënë të dy të plagosur rëndë, ku më pas Valmir Kolaveri ka humbur jetën në Spitalin Ushtarak.
Hetimet
Sipas hetimeve të para, dyshohet se ngjarja i ka fillesat në një konflikt mes palëve jashtë vendit. Nga të dhënat e para të marra nga hetimi rezulton se, dy vëllezërit Kolaveri e kishin rrahur autorin Elson (Gazmir) Daci në Francë para disa kohësh se të ndodhte ngjarja. Dy vëllezërit dhe autori i dyshuar mësohet se jetonin prej kohësh në Francë dhe merreshin me transportimin ilegal të klandestinëve nga Franca drejt Anglisë. Pikërisht ky ka qenë edhe motivi i parë i konfliktit mes tyre. Vëllezërit Kolaveri kishin rrahur në bodrumin e një banese në Francë Elson Dacin, pasi ky i fundit po u prishte pazaret e transportimit të klandestinëve dhe po u merrte klientët.
Pas këtij konflikti vëllezërit Kolaveri janë kthyer në Shqipëri, ku rastësisht janë takuar me Elson Dacin. Kur janë gjendur në lokal, ky i fundit u ka kërkuar sqarime lidhur me rrahjen që i kishin bërë në Francë. Në debat e sipër, Daci ka qëlluar me armë në drejtim të vëllezërve, duke lënë të vdekur njërin prej tyre.

(Elson Daci)
Në foton që shikoni, Elson Daci është vetëm pak momente pas prangosjes së tij. Gjatë arrestimit policia i sekuestroi edhe një armë zjarri pistoletë “TT” me 9 fishekë, ndërsa dyshohet se ajo mund të jetë pikërisht arma me të cilën kreu vrasjen.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO