Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Mimi Kodheli e cilëson të turpshme ngjarjen e rëndë që ndodhi dje në Elbasan. Në një intervistë për ‘Repolitix’, Kodheli tha se përgjigjen më të mirë për këtë e dha ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila tha se këto grupe duhet t’i përkasin të shkuarës.
Kodheli nënvizoi se mbrojtja e votës nuk mund të bëhet me vetëgjyqësi, pasi nuk jemi në një komunitet primitiv, dhe se kjo është e patolerueshme, duke shtuar se shteti ka rregulla.
‘Nuk kam asnjë koment përveçse të them se kjo është e turpshme, përgjigjen më të mirë e dha ambasadorja amerikane e cila tha se këto duhet ti përkasin të shkuarës. Kjo nuk bëhet me vetëgjyqësi se nuk jemi në komuniteti primitiv shteti ka rregulla ka institucione, ku denoncohet dhe ku pritet që shteti të reagojë. Kjo është e patolerueshme, e paimagjinueshme dhe e papranueshme nga unë dhe të gjithë, qytetarët do ta japin përgjigjen edhe për këtë fenomen me 25 prill.’- tha Kodheli.
Gjatë intervistës në ‘Repolitix’, Kodheli tha e sigurtë se do të marrë më shumë se 10 mijë vota dhe se ka mundësinë që të zgjidhet deputet pavarësisht renditjes. Madje Kodheli pranoi se pak para daljes së listës së kandidatëve për deputet ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin Edi Rama, i cili i ka thënë se ajo tashme është një ‘senjor’ në politikë dhe se ka shërbyer më gjatë, duke rritur mundësinë e saj që të marrë edhe më shumë vota.
‘Fushata e Edi Ramës është më e vështira ai mban barrë kryesore. Përveç 8 viteve unë mund ti shtoj diskursit tim me qytetarët asaj se çfarë kam bërë në gjithë këto vite politike. Kodi Zgjedhor më lejon që të kaloj shumë kënd nëse e thyej herësin dhe marrë më shumë se 10 mijë vota. Do të marrë shumë më tepër se 10 mijë vota. Ne jemi vendosur për shkak të një logjike kemi shërbyer më gjatë jemi më shumë të njohur dhe për pasojë keni më shumë mundësi për të marrë vota sesa të tjerët. Nuk jam surprizuar kam bërë një bisedë me Edi Ramën para se të dilte lista. Ti je një senjor në politikë dhe mundësinë e keni për të marrë më shumë vota. Unë e kam pranuar këtë sfidë. Mua më pëlqejnë sfidat dhe nga sfidat nuk jam tërhequr. E kam për nder që të jem në listat e PS-së. Unë jam mbështetur mjaftueshmërisht nga PS si dhe nga Rama.’- tha Kodheli.
E turpeshme? Jo moj super kinge e ke gabim,zgjodhe fjalen e gabuar qe nuk i pershtatet realitetit.Eshte e frikeshme,madje shume,sepse me sa shofim,i behet thirrje ndergjegjes,e jo forces se shtetit.Organizatotet flasin qe ja u lejon kushtrtuta te formojne grupe te armatosura qe shetisin rrugeve te qyteteve te arnatosur,duke terrorrizuar njerzit,dhe e thone publikisht kete marrezi kriminelesh,ku ishin organet kompetente te mos lejonin banditet te vepronin keshtu? Humbi nje jete njeriu, pse ndodhi?nuk duhet te jete vetem faji i atyre qe terhoqen kembzen e kallashit.Shteti nuk duhet te tregohet i forte vetem me fukarenjte.
Përgjigju