Grupet e armatosura të PD 'për mbrojtjen e votës', Yuri Kim: Të paautorizuara e të papranueshme për një vend të NATO! Gjë e tmerrshme që i përket të shkuarës

E ashpër dhe e drejtpërdrejtë, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i cilësoi të papranueshme grupet e armatosura të PD për mbrojtjen e votave. Kim tha se kjo gjë e tmerrshme i përket të shkuarës dhe s’ka lidhje me një shtet të NATO-s, deklarata që i bëri pas takimit me kreun e KQZ-së, Ilirian Celibashin.

Kim falënderoi kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën për thirrjet për qetësi, por nuk përmendi Presidentin Ilir Meta.

Ajo bëri thirrje që personat përgjegjës për ngjarjen që ndodhi dje në Elbasan të ndëshkohen pa përjashtim duke theksuar edhe njëherë se nuk duhet të ketë trajtim të veçantë për askënd dhe se askush nuk është mbi ligjin.

Duke e vënë theksin te rëndësia e këtyre zgjedhjeve për vendin, Yuri Kim bëri po ashtu me dije se vetë ajo do të jetë pjesë e një prej grupeve të 25 ekipeve të SHBA që do të monitorojnë zgjedhjet më 25 prill.

Ambasadori i BE, Lugi Soreca, gjithashtu i pranishëm në takimin me kreun e KQZ-së, i ka konsideruar zgjedhjet e 25 prillit shumë të rëndësishme për procesin e integrimit të Shqipërisë, pasi tha se po merret në konsideratë edhe çelja e konferencës së parë ndërqeveritare. Soreca theksoi se BE po ndjek me nga afër gjithçka që po ndodh në vend, ndërsa i bëri thirrje palëve për vetëpërmbajtje dhe shmangie të gjuhës së urrejtjes.

“I bëj thirrje qytetarëve që të votojnë, të përdorin të drejtën dhe përgjegjësinë që kanë për të votuar sepse në këtë mënyrë ta votojnë për të ardhmen e tyre dhe të Shqipërisë në BE. Këto zgjedhje janë qartësisht shumë të rëndësishme për të gjithë Shqiptarët dhe BE po ju ndjek nga afër, po ndjek nga afër gjithçka që po ndodh në Tiranë dhe të gjitha bashkitë e Shqipërisë. Çfarë ndodh në Tiranë dhe Shqipëri do të jetë e rëndësishme për BE sepse jemi duke marrë në konsideratë lancimin e konferencës së parë ndërqeveritare dhe ndaj është shumë e rëndësishme se çfarë do të ndodhë në Shqipëri, veçanërisht të dielën. Theksoj edh enjë herë thirrje për të gjithë për vetëpërmbajtje dhe të shmangin gjuhën e urrejtjes, është e rëndësishme që gjithçka të bëhet siç duhet ditën e diel dhe të ardhme. Shkoni votoni, në veçanti të rinjtë, ti vendos”, tha Soreca.

Ngjarja e rëndë në Elbasan ndodhi një ditë më parë, ku mbeti i vrarë aktivist i PS-së, Pjerin Xhuvani që u qëllua për vdekje nga ish-polici i RENEA-s, Arbër Paplekaj, pjesë e strukturës së armatosur në PD të vetëshpallur si mbrojtës së votës. Të plagosur mbetën edhe 4 persona të tjerë, mes tyre një punonjëse policie e cila ka ndërhyrë në vendngjarje për të shuar krimin. 10 anëtarët e grupit të armatosur të PD të krijuar në Elbasan nga Gazment Bardhi, me në krye drejtuesin e tyre, Arjan Hoxha, janë arrestuar për akuzat e pengmarrjes me dhunë dhe vrasjes. Ndërkohë, në një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit hodhi poshtë pretendimet e opozitës se grupi i tyre tentoi të parandalonte një rast të shitblerjes së votës. Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se nuk ka asnjë provë për shitblerje votash.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:34
Grupet e armatosura të PD 'për mbrojtjen  e votës', Yuri Kim: Janë të paautorizuara dhe të papranueshme për nje vend të NATO-s dhe që aspiron BE

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka cilësuara të tmerrshme dhe të papranueshme për një vend që është në NATO dhe aspiron BE, që të ekzistojnë  grupe të armatosura dhe të paautorizuara për të mbrojtur votën.  E ashpër dhe e drejtpërdrejtë, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i cilësoi të papranueshme grupet e armatosura të PD për mbrojtjen e votave. Kim falenderoi Raman e Bashën për thirrjet për qetësi dhe për të votuar, por në deklaratën e saj nuk përmendi Metën.

"Është e rëndësishme që zgjedhjet të jenë paqësore dhe të drejta ku qytetarët të shprehen me votën e tyre. Ka një proces transparent i krijuar dhe autoritetet janë të qarta për mbrojtjen e votës. Miqtë tuaj ndërkombëtar janë këtu për t'u siguruar për këtë proces. Gjithashtu unë do të jem pjesë e një prej grupeve të 25 ekipeve që SHBA ka këtu për zgjedhjet e 25 prillit, dhe do të monitorojmë si votimin, procesin e numërimit dhe shpalljen e rezultatit. Të gjithë jemi të shqetësuar nga ajo që ndodhi dje, është e rëndësishme që shkelësit të kapen dhe përgjegjësit të ndëshkohen pa përjashtohen, nuk ka trajtim të veçantë për askënd dhe askush nuk është mbi ligjin.  Zgjedhjet e 25 prillit kanë lidhje me të ardhmen dhe jo me të shkuarën, gjërat e tmerrshme të së shkuarës duket të lihen pas. Gjëra të tilla të tmerrshme sic janë grupet e paautorizuara për të mbrojtur votën e qytetarëve, kjo të mbetet pas në të shkuarën. Kjo është diçka e papranueshme për një vend anëtar të NATO-s dhe që aspiron të integrohen në BE. Është përgjegjësit e udhëheqësve që të bëjnë thirrje për qetësi për të siguruar që të ketë qetësi dhe të mos ketë nxitje për gjëra që s'kanë lidhje me qetësinë. Jemi duke monitoruar të gjitha veprimet e drejtuesve të vendit. Falenderoj kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Basha për deklaratën e tyre që të qëndrojnë të qetë dhe të refuzojnë dhunën", tha Kim

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jaho: 23/04/2021 01:44

    Ms..KIM THANK YOU FOR YOUR OPININION,,,AND THANK YOU FOR BRINGING AMERICAN TROOPS RIGHT NOW IN ALBANIA,,,WE AS ALBANIAN PEOPLE WILL REQUEST YOU TO ENGAGE AMERICAN TROOPS IN OVERLOOKING THE ELECTION...WE NEED YOUR HELP TO REFRAIN THESE CRIMINALS AND ARMED GANGS USED AND RECRUITED FROM PD AND LSI.EsPECIALLY FROM SALI BERISHA AND ILIR META,..THESE OPOSITION PARTIES ARE FULL OF CRIMINALS ,,GANGS,NERDS,, AND CAVE-MANS,,,THAT ARE KILLING PEOPLE IN ELBASANI STREET ON A WHIM,,,...

    Përgjigju
  • Ori: 22/04/2021 19:02

    Asgje nuk e ndalon policine dhe ushtrine qe ti shfarosin kto grupe kriminale.Shpartallojini kto plera me gjith forcen qe ka shteti me plumb ballit e jo me arrestime se pas 3 ditesh i lirojn

    Përgjigju
  • Mondi: 22/04/2021 17:42

    Zonja ambasadore Po ato vrasjet Si ndodhen ne kapital Hill a ishin Te pranushme se dhe ju jeni ne nato , Ai harrove ti ata mbrojtsit Si dolen me mitroloza ne mes Te amerikes kundra zezakve kur u vra ai Floy , Apo i kishe autorizu ti , kur ska shtet duhet vepruar vet se ste le njeri me Te rraf Si ky trimi Si ka kujtu se nuk e shpo plumbi.

    Përgjigju
    • Lala: 22/04/2021 18:50

      E para ne USA dolen paramilitaret AMA I shkepi policia .e dyta ata qe dolen per voten e trump e Ben Trazira u ndeshkuan nga ushtria. Lut zotin qe te mos shkoj puna te Dali ushtria se as ti e as in e as populli aka me te drejta .kujto shtetrrethimin ne pandemi ta kuptosh cpo them.dhe e sigurt qe po dolen ushtria ka nja marreveshje we I ndihmon edge NATO.6000 trupa usa Jan per momentin e ta kesh te sigurt qe ata qe mendojn se punet zgjidhen si ne 97 do e Ken keq.nejse ke mendimin tat

  • Kistra: 22/04/2021 16:31

    E nderuar Ambasadore, faleminderit! Mirenjohje SHBA-ve! Nuk jemi te braktisur, por te bekuar me kete mik te MADH!

    Përgjigju
    • Tomi: 23/04/2021 05:28

      E nderuara ambassadore eshte mire te shikoj shtepine e saj para se te na jap mend neve. Te shikoj si po tallet gjithe bota me ate qe e instaluan president qe nuk di te lidhi as te lexoj e jo te drejtoj ameriken

  • Mebyme: 22/04/2021 16:16

    God bless our friends the USA

    Përgjigju
  • Martin: 22/04/2021 16:15

    Cfare nenkupton kjo zonja me "monitorim te drejtuesve te vendit"? Po i pergjon, ndjek apo merr informacion ndaj tyre? Kur thote "drejtues" e ka fjalen per Presidentin, qe eshte kreu i shtetit, kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin dhe Ministrat, kreret e organeve te ndjekjes penale, te organeve qendrore e lokale? Se sipas Kushtetutes keta kane cilesi te "drejtues" te vendit! Ashtu eshte, e papranueshme per nje vend antar te NATO. Si duket ka parasysh grupet paramilitare ne SHBA qe sulmuan seline e Kapitolit....

    Përgjigju
    • spart: 23/04/2021 00:53

      po pres stafi ta shooh e lexojne tev tjeret

    • spart: 22/04/2021 20:00

      Zonja Kim me parte duhet te mendosh e flasesh per kriminela,kur i keni perballe e flisni per korrupsion,te gjithe deputet ministra jane ne mrendesi korrupsion,Meta Berisha e tjere me rradhe ti mundesh nje popull si shqiperia jo NEVER

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja