ELBASAN- Policia e Elbasanit arrestoi sot të dyshuarin si bashkëpunëtor në vrasjen e 20 vjeçarit Donald Lamçja.
Vrasja ndodhi orët e para të mëngjesit të së dielës, në fshatin Bujqës, rreth 5 km larg Elbasanit. Në pranga është vënë Gentian Lleshanaku, 22 vjeç, i cili akuzohet se ka ndihmuar vrasësin të largohet, dhe ka fshehur armën e krimit, tip automatik.
Autori i krimit, Renato Lleshanaku është ende në kërkim. Sipas policisë vrasja ka motiv hasmërie. Ndërsa tv Vizion plus shkruan sot në faqen online se vrasja ndodhi për shkak të prishjes së fejesës.
Rreth orës 03:00 të 19 marsit viktima është thirrur të dalë jashtë lokalit, ku po qëndronte, dhe është qëlluar me automatik. Autori, i vëllai i ish të fejuarës së viktimës, është larguar nga vendi i krimit dhe po punohet për arrestimin e tij.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com