Një kamera sigurie e instaluar në ambientet e brendshme të një agjencie për dhënien e makinave me qera në Tiranë, ka shërbyer për prokurorët e Fierit në identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar në vrasjen e Denis Kasajt pasditen e së premtes dhe plagosjen e Klement Kastratit e Elton Margariti.
Prokurori i Fierit Ardian Ylli ka firmosur urdhër-arrestin për Ilir Memushaj, i cili është arrestuar menjëherë nga policia teksa ishte duket udhëtuar në Vlorë me një automjet tip “Audi”. Vlonjati Memushaj është identifikuar si personi që ka marrë me qera automjetin tip “Toyota” tre ditë para vrasjes, e cila është përdorur në pritën e ngritur në vendin e quajtur “Kthesa e Mullirit të vjetër”.
Burimet i thanë gazetës “Shqiptarja.com” se makinës tip “Toyota” që është në pronësi të një agjencie për dhënien e makinave me qera në Tiranë, i janë hequr targat shqiptare dhe i janë vendosur targa të huaja. Hetuesit thonë se personi që ka tërhequr makinën dhe ka plotësuar dokumentacionin pranë agjencisë është i arrestuari Ilir Memushaj.
Tashmë të gjitha dokumentet e sekuestruara nga prokuroria dhe pamjet filmike janë administruar në dosje.

( Viktima Denis Kasa (me blu) dhe i plagosuri Klement Kastrati (me të kuqe) )
Ngatërruan objektiv
Denis Kasaj, i riu që mbeti i vrarë me disa plumba nuk ka qenë objektivi i pritës së ndodhur dy ditë më parë në Fier. Vrasja e Kasaj ka qenë e gabuar, pasi plumbat e kallashnikovit janë nisur për shokun e Kasajt shtetasin Klement Kastratin. Ky i fundit njihet si person me precedent penale dhe i etiketuar nga policia e Fierit se merret me trafik droge në Holandë dhe Belgjikë. Burimet pranë prokurorisë së Fierit thanë për gazetën se tregtia e drogës e pazaret e prishura kanë qenë dhe motivet kryesore të këtij atentati. Më tej burimet shtuan se Klement Kastrati është proceduar për një plagosje para 6 vitesh, por më pas kjo çështje është pezulluar për shkak të mungesës së provave. Pista e hakmarjes sipas hetuesve ka rënë, kjo pasi edhe pala e dëmtuar në këtë plagosje nuk e ka vijuar më tej problemin, madje nuk ka shfaqur asnjë sinjal për tu hakmarrë.
Heshtja e Memushaj
Gjatë arrestimit autori i dyshuar i vrasjes së Denis Kasaj nuk ka bërë asnjë rezistencë. Ndërkohë teksa është shoqëruar në ambientet e policisë së Fierit, Memushaj është vizituar nga një prokuror, duke i kërkuar të dëshmojë rreth asaj që di për atentatin e dy ditëve më parë, dhe se cilat ishin arsyet që ai kishte marë makinën me qëra në Tiranë, apo se kush person e ka përdorur këtë automjet ditën e premte, në orët e mbrëmjes, pikërisht në kohën kur është qëlluar për vdekje Denis Kasaj dhe u plagosën dy shokët e tij. Pavarësisht kërkesës së prokurorëve,Ilir Memushaj nuk ka pranuar të flasë rreth këtij atentati, duke pohuar se kërkonte të fliste me avokatët e tij.Ai e ka përjashtuar veten nga vrasja, dhe se makinën e kishte marrë për qëllime udhëtimi.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ekzekutohet 44 vjeçari Denis Kasa dhe plagosen dy shokë të tij