Ambera Saliji, e dashura e Igli Metës, vrasësit të Ismail Lulit ka dhënë deklaratën e saj sot në gjykatë lidhur me ngjarjen.
Marrja në pyetje e vajzës 19-vjeçare nga Maqedonia ka zgjatur thuajse gjashtë orë.
Ambera ka deklaruar se, mesazhet telefonia ia ka dërguar vetë ajo Ismail Lulit me kërkesë të Iglit, i cili kërkonte të sqarohej me 17-vjeçarin.
Por, ajo ka deklaruar se nuk e dinte se deri ku do të arrinte “sqarimi”.
Në fund, Ambera ka arritur të bindë prokurorët se ajo nuk e priste që Igli mund të vriste Ismailin.Vajza nga Maqedonia ka marrë disa mesazhe kërcënuese nga Igli, i cili i shprehej se do ta vriste Ismailin për shkak se kishte pasur marrëdhënie me të.
Tre ditë para ngjarjes Ambera u kishte rrëfyer shoqeve të saja, Maria, Lisa dhe Nicole për ndjesinë se do të ndodhte diçka e keqe.Sipas, raporton “Il Giornale”, Igli 48 orë para se të vriste Ismailin i kishte treguar Amberas të gjithë planin për vrasjen e 17-vjeçarit.
Madje, si provë në Whatsapp-in e saj, Igli i kishte dërguar foton e thikës me të cilën kreu vrasjen. Në bishtin e thikës është e shkruar: “Igli dhe Ambi: 9-2-2011”, duke iu referuar datës kur dy të rinjtë kanë nisur marrëdhënien e tyre.Gjithashtu, gazeta italiane “Il Giornale” ka raportuar sot se Igli kishte tentuar të vriste dhe një tjetër person nga Maqedonia. Arsyeja është po e njëjta sepse djali nga Maqedonia kishte pasur marrëdhënie seksuale me Amberën.
Redaksia Online
(f.s/shqitarja.com)












