ITALI - Igli Meta mund të ketë pasur shumë bashkëpunëtorë në vrasjen e 17-vjeçarit Ismail Luli përveç Marjo Memës. Dyshohet se, shtatë persona plus Memën mund të kenë qenë në dijeni për planin studiuar mirë nga Igli për t’u hakmarrë ndaj Lulit.
 
Hetuesit po kontrollojnë kamerat e sigurisë që janë të vendosura në rrugën e përshkruar nga Igli Meta me makinë gjatë pengmarrjes së Ismail Lulit. Mendohet se një kamera e vendosur në një fabrikë mund të ketë regjistruar momentin e kalimi të Iglit me makinën tip “Ford Fiesta”, kur brenda ndodheshin Marjo Mema dhe Ismail Luli. Po ashtu po kërkohen shenja në makinë dhe në vendngjarje të këtyre bashkëpunëtorëve.
 
Gjithashtu, hetuesit kanë marrë edhe regjistrimet e thirrjeve hyrëse dhe dalëse të telefonit të Iglit. Nuk përjashtohen as rezultate surprizë nga testet e toksikologjisë të kreyra ndaj dy të arrestuarve. Marjo Mema ka pranuar se ka qenë i pranishëm në momentin e vrasjes së 17-vjeçarit edhe pse më parë e kishte mohuar një gjë të tillë. 

17-vjeçari u vra më 19 korrik për shkak se kishte marrëdhënie me të dashurën e Metës, Ambera Saliji. Igli Meta ka rrëfyer se e vrau Ismaili pasi situata i doli nga kontrolli dhe se në fakt ai kërkonte vetëm t'i jepte "një mësim".

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)