Foto: Sadik Llanaj

Policia e Tiranës ka ofruar 10 mijë euro për informacione që mund të çojnë në lokalizimin dhe kapjen e autorit që vrau 27-vjeçarin në Kamëz.

Përmes një njoftimi për mediat blutë apelojnë që qytetarët e Kamzës dhe zonave përreth të tregojnë kujdes të shtuar, pasi autori i dyshuar, dyshohet se është i armatosur dhe konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Njoftimi i policisë:

Apel për kujdes dhe bashkëpunim për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 27-vjeçarit në Kamëz.

Nisur nga rrezikshmëria e lartë e autorit të dyshuar për vrasjen e shtetasit A. B., 27 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon ndaj qytetarëve të Kamzës dhe zonave përreth që të tregojnë kujdes të shtuar, pasi autori i dyshuar, shtetasi Sadik Llani, dyshohet se është i armatosur dhe konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Për lokalizimin dhe kapjen e tij janë angazhuar Forca Kombëtare e Sigurisë “RENEA”, strukturat operacionale të Policisë së Shtetit dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të cilat po vijojnë kontrollet intensive në terren.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që, nëse konstatojnë këtë shtetas ose disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tij, të mos ndërhyjnë në asnjë mënyrë, por të njoftojnë menjëherë Policinë në numrin 069 41 05 735 ose në numrin pa pagesë 112.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vë në dispozicion një shpërblim prej 10 000 eurosh për informacionin e saktë që do të çojë në lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Policia e Tiranës garanton ruajtjen e plotë të konfidencialitetit për çdo informacion të dhënë nga qytetarët.


Lajmi kryesor:

Vrasje në Kamëz, qëllohet me armë zjarri i riu! Policia e RENEA në kërkim të autorit të armatosur, 10 mijë euro kush jep informacion (EMRAT)