Zyrtarisht Ministria e Drejtësisë i ka depozituar autoriteteve Holandeze këtë të mërkurë kërkesën për ekstradimin e Arben Frrokut shqiptarit që prej më shumë se 8 muaj ishte në kërkim ndërkombëtar pasi u dënua me burg përjetë.

Burime nga Ministria e drejtësisë thanë për Report TV se kërkesa është përcjell ministrisë së drejtësisë së Holandës me postë diplomatike dhe pritet që autoritetet atje të vendosin për të ekstraduar frrokun drejt Shqipërisë.

Dhe pse Shqipëria dhe Holanda s'kanë marrëveshje bashkëpunimi kjo se pengon ekstradimin e Frrokut në vendin tonë pasi burimet sqaruan se do të aplikohet aderimi në konventën e ekstradimit.

Frroku është dënuar me burg përjetë nga apeli i Krimeve të Rënda për vrasjen e kryepolicit Dritan Lamaj 3 vite më parë, krim për të cilin në shkallë të parë mori pafajësi.


Redaksia Online
(s.m/Shqiptarja.com)