DURRËS – Policia e Durrësit ka vazhduar sot kërkimin e katër autorëve të vrasjes dhe plagosjeve së kushurinjve të tyre me mbiemrin Bushi, dje në Gjirin e Lalzit, për bohçet e pishës.
Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit thuhet se “autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje janë shtetasit Bledar Gjok Bushaj, vjeç 25; Gjok Luigj Bushaj, vjeç 29; Luigj Frok Bushaj, vjeç 53 dhe Agustin Gjok Bushaj, vjeç 19 që të gjithë me banim në fshatin Draç, Ishëm.
Për këta shtetas është bërë shpallja e kërkimit dhe vazhdon puna e strukturave të policisë për kapjen e tyre.
Dje është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve Gjovalin Lekë Bushi, vjeç 33 dhe Edmond Frrok Bushi, vjeç 35 për veprën penale moskallëzim krimi,”- thuhet më tej në deklaratë.
Dje, rreth orës 15:30 te “Gjiri Lalësit”, për motive të dobëta, është vrarë me armë zjarri 25-vjeçari Albert Viktor Bushi, banues në Draç si dhe janë plagosur dy vëllezërit e tij 18 dhe 21 vjeçarë, të cilët ndodhen në spital jashte rrezikut për jetën.
Mëësohet se të rinjtë janë kushurinj me njeri – tjetrin dhe arsyeja e grindjes së tyre në pyllin e Lalzitkanë qënë bohçet e pishave të një grumbulli pishash të prera nga një firmë ndërtuese. Të dyja familjet merreshin me tregtinë e bohçeve të pishës.

(Në foto: Pishat e prera në tokë, për të cilat ndodhi vrasja dhe plagosjet)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Vrasje në fis për stika, plagosen 2 vëllezër, vdes i treti