TIRANË - Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”, për Artenc Shehun, i akuzuar për vrasjen e Gëzim Karajt, 60 vjeç në vendin e njohur si “Fusha e Ali Demit”.
Dosja është çuar në Gjykatën e Tiranës, ndërkohë që pritet që ditën e nesërme (e shtunë) të jepet edhe masa e sigurisë ndaj Shehut, informon gazetari Granit Sokolaj.
Krimi ka ndodhur pas një sherri banal, pasi e dashura e autorit u konfliktua me 60 vjeçarin se i kishte gërvishtur makinën. Më pas ka shkuar dhe Artenc Shehu, i cili ka qëlluar 60-vjeçarin Karaj, duke i shkaktuar edhe vdekje. Sipas policisë viktima është goditur me grusht.
Ndërkaq ka reaguar edhe familja e viktimës, të cilët pretendojnë se Artenc Shehu ka qëlluar me levë mbi 60-vjeçarin, të cilit i ka shkaktuar plagë të rënda që i kanë marrë jetën më pas.
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Si ndodhi vrasja e Gëzim Karajt