TIRANE - Seanca gjyqësore ku pritej vendimi përfundimtar në ngarkim të Aldo Hoxhës, të akuzuar për vrasjen e Fabardha Tafës në tentativë për të grabitur një varëse, është shtyrë. Shkak është bërë mungesa e avokatit mbrojtës, Sajmir Visha.
Hoxha akuzohet për vrasjen e Fatbardha Tafës më 7 gusht të vitit 2012. Pretenca e lexuar më 23 tetor të këtij vitit, kërkoi burg për jetë ndaj të riut. Prokurori argumentoi në atë kohë se ndaj 20 vjeçarit ka prova që vërtetojnë fajësinë, e ndër kryesoret është dhe fija e flokut që është gjetur në kapelen të cilën fëmijët e viktimës, të pranishëm gjatë tentativës së grabitjes, e kanë dorëzuar në polici pas krimit.
Dy motrat, Fatbardha Tafa, 38 vjeçe dhe Lumturie Gjana kishin dalë për të bërë xhiron e mbrëmjes në shëtitoren pranë ish- fushës së Aviacionit kur janë bërë pre e grabitjes nga dy të rinj të cilët lëviznin me motorçikletë. Katër ditë pas vrasjes Aldo Hoxha u arrestua, por 20 vjeçari nuk e pranon vrasjen.
Seanca e radhës, u caktua për më datën 20 nëntor.
Redaksia online
(gm/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com