Të riu iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës një arsenal armësh si katër armë automatike, çifte e pushkë snajper si dhe 141 kg lëndë narkotike e llojit kanabis.
Më konkretisht, 25-vjeçarit iu sekuestruan në banesë:
4 (katër) automatik model 56,
1 (një) Çifte,
1 (një) pushkë snajper me dy fishekë,
6 (gjashtë) krëhëra me fishekë model 56,
1 (një) shkop gome
2 (dy) palë pranga policie,
1 (një) silinciator,
1 (një) thikë dhe 60 fisheke çifte 12 mm,
1 (një) peshore,
10 (dhjetë) fishekë model 54, ku sipas informacioneve policore dyshohen të jenë përdorur për ngjarje kriminale të tjera të cilat do ti nënshtrohen egzaminimit balistik.
Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në ngarkim të shtetasit Klaudio Koçeku për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuara nga nenet 283, 278, 279, e 280 të Kodit Penal.
(Armët e sekuestruara në banesën e Koçekut)
(Droga e sekuestruar në banesë)
Artur Koçeku ekzekutoi të dielën e kaluar Angjeli Shkamin, 32-vjeç, pranë varrezave të fshatit Golem në periferi të Shkodrës. Viktima ishte një emër i njohur për policinë pasi disa muaj më parë kishte rënë në pranga për kultivim kanabisi. Me vendim të Gjykatës së Apelit, ai ishte lënë në arrest shtëpie, por të dielën e kishte thyer atë dhe për rrjedhojë iu bë atentat nga Koçeku për shkak të një borxhi. Artan Koçeku i kishte dhënë disa vite më parë, 30 mijë euro borxh shtetasit Angjelin Shkami, por ky i fundit nuk ia kishte kthyer.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO











