Prokuroria e Durrësit ka pushuar hetimet në ngarkim të Kostandin Ekonomit i cili akuzohej se në bashkëpunim me vëllanë e tij Kujtimi Ekonomi i shkaktuan vdekjen Agim Arapit në muajin prill të këtij viti.

Sipas burimeve nga prokuroria e Durrësit hetimet janë ndërprerë pasi rezulton se Konstandini nuk e ka qëlluar Agimin me grushta dhe mjete të forta.Në këto kushte Kostandini është lënë i lirë.

Por kundër këtij vendimi ka dalë Vjollca Arapi bashkëshortja e Agimit.

Ajo apelon në drejtim të organeve të drejtësisë dhe kërkon hetim dhe gjykim të ndershëm.

"Ata janë të pasur janë bosa por unë i kërkoj shtetit drejtësi.I kërkoj prokurorit të përgjithshëm hetim korrekt" shprehet Vjollca

Sipas Vjollcës gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar njerzit e të akuzuarëve të cilët kanë ofruar para për të mbyllur këtë cështje gjë që nuk është pranuar prej saj.

Ajo shton se nuk disponon asnjë dokument të prokurorisë lidhur me pushimin e hetimit në ngarkim të Konstandinit.

Vjollca thotë se sipas regjistrimit të kamerave,në vrasjen e Agimit kanë marrë pjesë 3 vetë,Kujtimi,Konstandini dhe Jurgen Kurti.

Ky i fundit u la i lirë një ditë pas arrestimit.

Duket se gjithcka lidhur me këtë ngjarje do të rëndojë mbi Kujtimin i cili do të përballet me togat e zeza.

Vjollca hedh akuza edhe mbi mjekët ligjorë që sipas saj kanë përpiluar tre raporte lidhur me ekspertizën për vdekjen e Agimit.

Gjithcka përsa i përket kësaj ngjarje lidhet me konfliktin ndërmjet Arapëve dhe Ekonomëve për mospagesën e 13 mijë lekëve që Ekonomët duhet t'ia paguanin Arapëve pasi më pronën e këtyre të fundit kalonin tubat e ajrimit të picerisë që ata menaxhonin.

Më parë të dyja palët kishin bërë një marrëveshje me mirëkuptim duke anashkaluar noterin.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com