TIRANË- Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi thotë se ngjarja e ndodhur në ‘Don Bosko’ me një viktimë të pafajshme dhe 6 të tjerë të plagosur, do të zbardhet. I ftuar në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Rexhepi tha se ka rezultuar se sa herë ngjarjet kanë lidhje me Ervis Martinajn, zbardhen pasi policia ka të infiltruar në këtë grup kriminal.
“Kur ngjarjet lidhjen me Martinajt, ngjarjen zbulohen. Janë dosje, policia ka arritur që të ketë persona të infiltruar në grupin e Martinajt, mund të ketë mungesë vëmendje për kundërshtarët e tij, por një zell nga grupi i Ervis Martinajt, dhe jo aq për rivalët”, tha ai.
Nisur nga këto ngjarje kriminale dhe taktika që autorët përdorin, pra e njëjta skemë, që përfundon me një makinë të djegur dhe autor të zhdukur, Rexhepi thotë se ka ardhur koha që në oborrin e Policisë së Shtetit të ketë në oborrin e saj një helikopter me snajperë që të jenë gati sa herë që ka ngjarje të tilla.
“Monitorimi duhet bërë nga ajri, me dron, ndoshta ka ardhur koha që duhet të ketë helikopter me snajper gati, në momentin që ndodh ngjarja atë ngrihet helikopteri” tha eksperti.
Vrasja, thotë eksperti nuk ishte aspak nga autor profesional. E në këto kushte, eksperti sugjeron që në rastin e plagosjes së persona të pafajshëm, që nuk janë shënjestra, të ashpërsohet Kodi Penal.
“Nuk ka profesionalizëm në atë ngjarje nga ana e autorëve. Një plagosje e një personi që nuk është objektiv në Kodin Penal të dënohet si vrasje”, tha ai.
Vrasja në 'Don Bosko', nga sa është mësuar deri më tani është bërë në shenjë hakmarrjeje nga grupi i Ervis Martinaj ndaj Fatjon Muratit, pasi dyshohet e ky i fundit ka marrë pjesë në atentatin në Fushë Krujë në 2022, me 3 të vrarë mes tyre edhe Brilant Martinaj, kushëriri i “bosit të lojërave të fatit”, i cili prej 9 gushtit rezulton i zhdukur. Mimoza Paja, 58-vjeç u vra nga breshëria e plumbave që persona ende të paidentifikuar hodhën në drejtim të lokalit të Fajton Muratit, një person i botës së krimit, e ndërsa 6 të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre dhe 10-vjeçarja.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11340
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Konferenca e Mynihut, Ledjon Krisafi: Me qëndrimet e JD Vance, kemi ofensivë amerikane ndaj BE-së! Trump po i plotëson Putinit të 3 kushtet
14 Shkurt, 19:49
-
Gazetari Almer Toska në 'Studio Live': Belinda Balluku groposi Erion Veliajn! Azgan Haklaj: Trekëndëshi i Bermudës ka eklipsuar diellin e shqiptarëve
14 Shkurt, 18:16
-
Negociatat Rusi-Ukrainë/ Eksperti Kamberi për Report Tv: Takimet mes palëve mund të mbahen në Arabinë Saudite! BE mund të mos përfshihet, nuk pëlqehet nga Trump e Putin
13 Shkurt, 21:13
-
Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rrapaj në Report Tv: Mbi 100 mijë përfitues! Çoçoli: Njihen vitet e punës edhe pa dokumente për fermerët që kanë punuar në kooperativa
13 Shkurt, 19:45
-
Hetimet ndaj Veliajt, Petro Koçi: Në sistemin e drejtësisë ka njerëz të Berishës që duan ta shkatërrojnë! Romeo Kara: PS bëri hap fals me qëndrimin ndaj SPAK
13 Shkurt, 18:14
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Vetëvendosje forcë e parë, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ngre dyshime: Paratë janë vënë në shërbim të blerjes së votës
12 Shkurt, 19:22
-
Arrestimi i Veliaj, ish-prokurori Karanxha: Ols Dado u emërua në kundërshtim me ligjin! Nëse ka konflikt interesi, të heq dorë nga dosja! ILD të vihet në veprim
12 Shkurt, 18:36
-
Kurti forcë e parë, por me rënie, Ledjon Krisafi: Liderët e opozitës nuk frymëzojnë! Bilalli: Replikat me Grenellin kanë ndikuar
10 Shkurt, 19:12
-
Arrestimi i Veliajt, Ngjela në 'Studio Live': Ra alibia se SPAK-un e drejton Rama! Në Prokurorinë e Posaçme janë ekspertët e huaj, do na shpëtojnë nga padrejtësia
10 Shkurt, 18:46
-
Kritikat e Grenell ndaj Kurtit/ Ilir Aliaj: SHBA do që Kosova të qeveriset nga një koalicion! Ben Andoni: Qasja e Uashingtonit ndaj Prishtinës mund të ketë të papritura
7 Shkurt, 21:53
-
Debat në ‘Studio Live', Sulo: Në listat e mbyllura të PS deputetë të rinj, Rama do heqë të vjetrit! Qefalia: S’do ketë vetëm të rinj, do fitojmë zgjedhjet
7 Shkurt, 18:44
-
Azgan Haklaj: Në PD Bardhi do ketë betejë të ashpër me Berishën, shkoi për t'i marrë partinë! Valteri: Saliut s’do i hiqet kurrë ‘non grata’
7 Shkurt, 17:44
Paska te infiltruar policia ne grupin kriminal ! Hajde /ekspert/,hajde,sapo sabotove punen e policise duke nxjerre sekretin policor dhe rrezikove jeten e agjentit te fshehte.
PërgjigjuHajde llogjike miu hajde! Po te kishte te infiltruar te policise nuk do ndodhte krimi !
Përgjigju