TIRANE - Pas vrasjes së 28-vjeçares Majlinda Hoxha, dhe plagosjes së 36-vjeçarit Elton Fusha mbrëmjen e së hënës (9 shtator 2013), dëshmitarët okularë të ngjarjes rrëfejnë për “Shqiptarja.com” momentet kur i plagosuri i ka kërkuar ndihmë.
“Erdhi duke u zvarritur në lokal dhe iu afrua tavolinës. Thirri “Ndihmë, ndihmë, makina” dhe kërkoi që ta transportonim në spital”.
Nis kështu rrëfimi i djalit të një lokali ku 38-vjeçari ka dalë nga loto e tij dhe ka shkuar që të kërkojnë ndihmë.
“Kemi dëgjuar shumë të shtëna dhe ulërima që vinin nga kthesa por nuk e kuptuam se çfarë ishte. Madje edhe u trembëm dhe nuk patëm guxim që të shkonin të shikonin. Këtë djalin që është plagosur nuk e njohim dhe nuk kemi muhabet me të. Vetëm disa minuta pas të shtënave ky djali erdhi deri tek lokali. Mezor ecte dhe këmishën e kishte të gjakosur. Erdhi deri tek tavolina dhe kërkoi ndihmë. Na tha që ta çonin në spital, pasi ishte i këputur dhe kishte nevojë për ndihmë. U kuptua që ai kishte mbetur i plagosur nga të shtënat dhe brenda pak minutave humbi ndjenjat. I pashë vrimat që i kishin bërë plumbat, pasi ishin shumë të dukshme. E morën dy çuna dhe e hipën në makinë”, tregon një nga klientët e lokalit.
Ndërsa banorët e zonës tregojnë se Elton Fusha kishte shumë pak kohë që kishte hapur këtë biznes. Ata thonë se kanë dëgjuar të shtëna dhe britma që vinin nga pika e Llotos, ndërsa njëri prej tyre ka parë djalin e armatosur që u largua me shpejtësi, i pamaskuar.“Kemi dëgjuar të shtëna dhe fillimisht na u dukën si shashka, nga këto që hedhin fëmijët. Por intensiteti i tyre ishte më i shpejt dhe dola në dritare. Dëgjoheshin britma dhe pashë makinën e policisë”, tregon një nga banorët e pallatit që ndodhet përballë pikës së Llotos. Kurse familjarët e të plagosurit, të cilët qëndrojnë në spitalin Ushtarak në pritje të një përmirësimi të afërmit e Eltonit, tregojnë se kanë mbetur të tronditur nga kjo ngjarje.
“Eltoni nuk ka pasur asnjë problem me asnjë person. Jemi tronditur shumë. Lajmin e morëm vesh nga televizioni” thonë ata. Ndërkohë që ka rënë heshtja në familjen e 30-vjeçares Majlinda Hoxha, e cila ishte martuar me kushëririn parë të Elton Fushës. Viktima ishte në tavolinë me bashkëshortin dhe Elton Fushën natën e ngjarjes. Ajo ishte pozicionuar përballë derës, nga ku hyri autori i krimit. Nga breshëria e zjarrit mësohet s viktima ka marrë dy plumba që i kanë kushtuar jetën.
Vrasja e saj ishte aksidentale, ndërsa shënjestra e sulmit ishte 38-vjeçari Elton Fusha, i cili ndodhet ende në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga ana e uniformave blu bëhet me dije se pista kryesor e hetimeve janë larjet e hesapeve për biznesin e drogës.
POLICIA
Pas ngjarjes së të hënës, policia e kryeqytetit tha se në lidhje me këtë atentat kishte shoqëruar afërsisht 27 persona të dyshuar. “Mbrëmë (9 shtator) rreth orës 21:30, në rrugën ‘Vaso Pasha’, në ambientet e brendshme të lokal ‘Xhoi Loto’, marrë me qira nga shtetasi Elton Fusha, ky i fundit është qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të tavolinës ku ishte ulur së bashku me shtetasit Majlinda dhe Fatos Hoxha”, - shprehej policia e Tiranës në deklaratën e saj. Në vendngjarje janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja arme zjarri kalibër 9 mm, 3 predha plumbi. Policia tha se pas krimit janë shoqëruar në ambientet e komisariatit 27 persona. Aktualisht, grupi i posaçëm hetimor po punon intensivisht për këtë çështje në drejtim të zbardhjes tërësisht të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve”.
Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Majlinda Hoxha u vra gabimisht