Vrasje e 4 protestuesve më 21 janar, Petro Koçi: Çështjen ta hetojë SPAK, të pyeten Berisha dhe Basha

Për vrasjen e 4 protestuesve me 21 janar të vitit 2011 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, drejtësia duhet të marrë në pyetje Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, në atë kohë përkatësisht ish-kryeministër dhe ministri i Brendshëm.

Kështu deklaroi në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi, i cili përsëriti sërish kërkesën e socialistëve për drejtësi për 21 janarin. Sipas Koçit çështjen duhet ta marrë në hetim SPAK-u.

‘Unë gjykoj përderisa kohë forca politike që thirri njerëzit në demonstratë është PS dhe sa kohë që këta familjarë janë shumë aktiv dhe janë pranë partisë Socialiste, do të shkojmë çdo 21 janar të bëjmë homazhe atje. Është krejt normale që veç homazheve të kemi dhe një shpresë të re për drejtësi pasi kemi vendimin e GJEDNJ-së.

Ne gjykojmë që përderisa për këtë çështje nuk janë thirrur ish-kryeministri, ish-presidenti, ish-ministri është krejt normale që ta hetojë SPAK-u dhe jo prokuroria e Tiranës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur kur protesta ishte e mbyllur. Janë të gjitha arsyet, që të rihapet çështja në themel. Kemi një fshirje të serverëve që regjistronin pamjet nga brenda dhe jashtë kryeministrisë. Duhet të pyetet Sali Berisha, ish-ministri i brendshëm Lulzim Basha. Si dhe të tjerë nga struktura e gardës.’- tha Koçi.

Në 21 janar mbetën të vrarë Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Deri tani nuk janë zbardhur ende se kush vrau Hekuran Dedën dhe Aleks Nikën

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës