Atentat në Fier/ Ekzekutohet 41 vjeçari Elton Javori, në kërkim ekzekutori! Foto ekskluzive të autorit e makinës me të cilën u largua! (EMRAT)

Fier- Një 41 vjeçar u ekzekutua sot paradite (7 dhjetor 2023) në qytetin e Fierit.  Viktima, i identifikuar si Elton Javori, 41 vjeç, u ekzekutua reth orës 11:00 në makinën e tij Porsche Cayenne pak metra larg banesës së tij në lagjen ‘16 prilli’ në Fier.

Autori është identifikuar si Agim (Agli) Gashi, 35 vjeç. I riu fierak që njihet edhe me emrin Agli, dyshohet se qëlloi me pistoletë pas qafe Elton Javorin në makinë. Viktima në Fier, është nipi i Medi dhe Demir Backës. I pari Medi Backa, i njohur si anëtar i bandës së Fierit u vra në 1997, në Masakrën e Levanit, me 23 viktima. Kurse Demir Backa u eliminua me kallshnikovë mbrëmjen e 23 tetorit 2021 në qendër të Fierit.

Ndërkohë vrasja e Elton Javorit, ndodhi në lagjen “16 Prilli” të qytetit të Fierit, e njohur ndryshe lagja e backallinjve, 100 metër larg banesës së tij. Pasi qëlloi duke e lënë të vdekur 41-vjeçarin Javori, autori i dyshuar i ngjarjes, Agim Gashi, u arratis me këtë makinë tip “Mercedes Benz E Class Coupe”, foton e së cilës Report Tv e siguroi ekskluzivisht.

Makina u identifikua nga familjarët e viktimës, të cilët pasi panë kamerat e sigurisë, orientuan hetuesit për agresorin. Në vendin e ngjarjes, ekspertët e kriminalistikës mbërritën për të mbledhur çdo gjurmë, e cila do të sherbejë  për të dokumentuar ekzekutimin.

Agresori, edhe pse është identifikuar nga blutë e Fierit, akoma nuk është lokalizuar. Në kërkim të tij janë vënë dhjetëra forca policore, ndërsa patrulla janë shfaqur kryesisht në qarqet që lidhen me Fierin, sidomos në Vlorë. Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur për një konflikt krushqie të prishur, por hetuesit po vijojnë hetimet për qartësimin e plotë të ngjarjes.

Banorët e zonës rrëfejnë dinamikën e ngjarjes.

Ka qenë djalë i mrekullueshëm, i edukuar dhe i sjellshëm. Ka babanë e nënën këtu, vëllezërit i ka në Gjermani. Nga erdhi kjo, Zoti e di. Sa dola nga shtëpia, u futa të pija kafe, dola me vrap' tha një fqinj.

Në zhvillimet më poshtë gjeni lajmet më të fundit lidhur me ngjarjen e rëndë


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:09
Foto/ Atentati në Fier, çfarë filmuan kamerat e sigurisë për vrasjen e Elton Javorit

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar një moment ku mendohet se është momenti i vrasjes së Elton Javorit.

Mendohet se ai është qëlluar nga makina në makinë.

Policia ka identifikuar si autor të krimit Agim Gashin. Ai është vrarë teska ishte në lëvizje me makinën e tij në lagjen ‘16 prilli’ ne Fier gati 100 – 200 metra larg shtëpisë së viktimës.

Pasi qëlloi autori largohet po me makinë pa ndaluar fare ndërsa viktima bën dhe disa metra po me makinë.

1701973368_vrasjanefier.jpg

(Foto: Momenti nga vrasja e Elton Javorit)
Ora 13:17
Ekzekutoi Elton Javorin dhe u largua nga vendngjarja, ky është autori i vrasjes në Fier (EMRI+FOTO)

1701951613_agimgashi.jpg

Report Tv ka siguruar foton e Agim Gashit, autorit të vrasjes së 41 vjeçarit Elton Javori paraditen e sotme në lagjen “16 prilli” të Fierit. Policia vijon kontrollet në akse të ndryshme të vendit për të bërë të mundur kapjen e 35 vjeçarit i cili u largua menjëherë pasi ekzekutoi me armë zjarri Javorin.

Ora 12:57
Ekskluzive/ Foto e makinës me të cilën u largua autori i vrasjes së Elton Javorit

1701950022_makinaevrasjesfier.jpg

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema siguron foto të makinës me të cilën u largua autori i vrasjes së Elton Javorit. Vrasja ndodhi rreth orës 11:00 në lagjen  ‘16 prilli’ në Fier.

Makina është tip benz "E class coupe' me targa shqiptare e prodhimit pas vitit 2011 me ngjyrë të errët. Vlera në treg e kësaj makine është 12- 15 mijë euro

Policia thotë se ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij

Ora 12:05
Vrasja e Elton Javorit në Fier, burime për Report Tv: U qëllua me pistoletë pas një krushqie të prishur

 

Detaje të reja lidhur me vrasjen e ndodhur në lagjen “16 prilli’ në qytetin e Fierit.
Report Tv mëson nga burime nga grupi hetimor se ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta

41 vjeçari dyshohet se u vra me pistoletë pas një krushqie të prishur.

Ora 11:53
'Dola me vrap sapo dëgjova të shtënat', flasin fqinjët pas vrasjes së Elton Javorit në lagjen ‘16 prilli’ të Fierit

 

Një prej banorëve të lagjes “16 prilli” në Fier ka folur për mediat pas vrasjes së 41 vjeçarit Elton Javori në Fier. Ai tha se i ndjeri banonte 100 metra larg vendit ku mbeti i vrarë.

Ndërsa zbulon se në momentin që dëgjoi krismat doli me shpejtësi nga kafja ku po hynte.

“Ka qenë djalë i mrekullueshëm, i edukuar dhe i sjellshëm. Ka babanë e nënën këtu, vëllezërit i ka në Gjermani. Nga erdhi kjo, Zoti e di. Sa dola nga shtëpia, u futa të pija kafe, dola me vrap”- u shpreh banori.

Ora 11:40
Vrasja në Fier, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë: Kemi identifikuar autorin

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku deklaroi se autori ëshë identifikuar dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kemi marrë njoftim, aktualisht grupi hetimor po kryen veprimet. Janë marrë masat për kapjen, e kemi të identifikuar, po punohet për sqarimin e rrethanave që kanë çuar në këtë krim të rëndë" tha Rrumbullaku në një konferencë për median mbi rezultatet e megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Ora 11:40
VIDEO/ Vrasja e 41 vjeçarit në Fier, autori dyshohet të jetë larguar drejt Vlorës! Policia 'blindon' qytetin bregdetar

 

Policia e Vlorës ka ngritur postoblloqe në hyrje të autostradës për kapjen e autorit të vrasjes së 41 vjeçarit Erjon Javori në lagjen “16 prilli” të Fierit.

Mësohet se autori i ngjarjes është identifikuar nga policia dhe për kapjen e tij janë ngritur pika kontrolle në zona të ndryshme. Deri më tani dihet se autori është banues në Fier.

Ora 11:24
Ekzekutohet 41 vjeçari në Fier, ja çfarë deklaron policia

 

Policia jep informacion lidhur me vrasjen në Fier. Viktima është Elton Javori

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen "16 prilli", është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/12/2023 00:32

    Njeri me Benz,tjetri me Porsche! Shqipot me makina te tilla nuk vriten thjesht per nje krushqi te prishur!

    Përgjigju
    • Vlora: 08/12/2023 11:43

      @Iris vajti ore drekës po ik ha fasulet.

  • Turi: 07/12/2023 16:58

    Nuk e kuptoni qe po marim fund si komb ? Vrasje ne mes te dites per motive nga me banalet perfundon ne tragjedi , dhe brezat po edukohen me menyren me te keqe te mundshme

    Përgjigju
    • Na iku zari me kete komb: 07/12/2023 18:32

      Ne kemi marê fund ti thua po marim fund. 33 vjet demokraci vetem vrasje etj etj etj…

    • Loni: 07/12/2023 17:21

      Cdo gje paguhet ne kete jete.nese ja merr tjetrit ty do te ta marri dicka nje tjeter. Jeta eshte kompensim. Hallet i din ato te dy nje ne dhe nje e pret burgu. Kryqezohen fatet. Asnje nuk e di me mir se ata te dy pjesa tjeter enigme jo supozimet e policise jo krushqi e cfare nuk shpikin poratlet e ndyra qe skan kontroll fare e disingormojne kete popull mjeran. Ndjese paste i riu.

  • Emi: 07/12/2023 15:09

    Kjo ashte demogracija. Sigurija zero

    Përgjigju
  • Fieri: 07/12/2023 13:58

    Problematik kan qen te dy motivi dihet ca folni kot

    Përgjigju
    • Gjyshi: 07/12/2023 14:53

      Prape u goditen Backallaret? O Fieri nuk e di sesi eshte ceshtja por lidhja me Backat dhe nje denim per prostitucion ne Britani sikur nuk e tregon kaq te edukuar. Gjithesesi vrasja nuk justifikohet, aq me teper nese motivi eshte banal.

    • O fieri: 07/12/2023 14:02

      Ca problematiku ka qen viktima mor ? Me djal i mir i edukum si ka ren ne qaf njeriu

  • Gjynah: 07/12/2023 13:50

    Mos befsh hajer gjith jeten qe vret nje djal te ri pa faj per ceshtje banale

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 07/12/2023 13:43

    Prelud i dites se 8 dhjetorit salehut dhe kongresit te edvinit.....

    Përgjigju
  • Pabuksi: 07/12/2023 13:34

    Alamet makinet

    Përgjigju
  • Biku: 07/12/2023 12:09

    Kot beni postoblloqe. Te gryka e semanit do e keni duke hip ne skaf

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet