Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët e vetëdeklarimit të pasurisë 5 personave të cilët dyshohet se i kanë vënë nëpërmjet veprimtarisë së paligjshme pasi rezultojnë të dënuar.

Më konkretisht formularët do të jenë të detyruar t'i plotësojnë Kastriot Maksuti, banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Nek (Skënder) Driza. banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”. Arjan Kapo, banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”.

Arben Plaku, banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese” dhe Eduart Myftari, banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Të pestë këta persona janë të detyruar të plotësojnë formularin brenda 48 orëve, ndërsa më pas përgjigjjet do t'i dërgohen për verifikim SPAK-ut, Strukturës së Posaçme të Anti Korrupsionit.