Vrasje, shfrytëzim prostitucioni, trafik droge...Kush janë 4 të dënuarit që duhet të justifikojnë pasurinë

Vrasje, shfrytëzim prostitucioni, trafik droge...Kush janë 4 të dënuarit që duhet të justifikojnë pasurinë

TIRANË- Fieri dhe Tirana janë ndalesa e radhës e Operacionit Forca e Ligjit, ku i kërkon që të deklarojnë pasurinë 4 të dënuarve.

Report TV mëson se u është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë Fatmir Kallashit, Renato Rapajt, Lulëzim Çepeles dhe Shkëlqim Kurpalajt

"Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

F. K., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

R. R., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë;

L. Ç., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Shfrytëzimi i prostitucionit";

Sh. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë", njofton Policia.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja