TIRANE- Në 14 vjetorin e protestës 21 janarit, ku në bulevardin "Dëshmorët e Kombit' humbën jetën 4 protestue kryeministri Edi Rama deklaroi sot (21 janar 2025) se moszbardhja e kësaj ngjarje po njollos reformën në drejtësi.
Edhe sot, socialistët iu bashkuan familjarëve të Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedajt dhe Aleks Nikës për të bërë homazhe në bulevard. Ndryshe nga vitet e tjera, kryeministri Rama mungoi në homazhe pasi ndodhet në samitin e Davosit por mesazhin e tij e dha në rrjetin social facebook si replikë me një ndjekës që e akuzonte se nuk ka bërë asgjë për zbardhjen e vrasjesve të 21 janarit.
Të të akuzojë për drejtësinë për 21 janari që dikush që emrin në profilin e tij e ka në primaret e PD-së është për të qarë e qeshur. Nuk është qëllimi im të bëj polemikë me askënd që komenton por fokusohemi tek thelbi. Nga dëshira për drejtësi harrojnë se jemi në një sistem kur drejtësinë nuk e bën as kryeminsitri, as qeveria e as partia në pushtet.Të gjitha kritikat apo akuzat drejtuar meje apo prej nesh për mos dhënien e drejtësisë së 21 janarit janë në adresë të gabuar.
Përmes një videomesazhi pjesë e rubrikës 'sy më sy', Rama thotë se nuk do të komentojë punën e drejtësisë për këtë çështje por se ajo çfarë ka ndodhur më 21 janar është e qartë si drita e diellit dhe se SPAK është i zënë me gjithçka tjetër përveçse kësaj çështjeje
Pa PS e mua në krye nuk do të kishte as reformë në drejtësi, as SPAK.
Kjo është një rrugë e re ku institucionet e reja kanë të gjithë mbështetjen tonë. Pjesë e kësaj mbështetjeje të pakrasueshme me asgjë është dhe qëndrimi për të mos bërë komente për raste konkrete edhe sikur të mos jemi dakord fare me trajtimin e tyre.
Nga ana tjetër unë dhe ne nuk kemi qëndruar duarkryq por kemi bërë betejë epokale për drejtësi për pavarësimin e saj nga pushteti politik dhe krijimin e kushteve që drejtësia të bëjë drejësi për të gjithë.
Çfarë mund të them për drejtësinë e 21 janarit.
Kam aq shumë për të thënë sa nuk ua tregoj dot por do të rri besnik qëndrimit për të mos bërë komente duke uruar e dashur të besoj se SPAK nuk do të jetë për shumë kohë i zënë me gjithçka tjetër përveçse 21 janarin, i cili për më tepër është rast i qartë si drita e diellit.
Prandaj cdo vit që kalon jo vetëm shtohet barra e turpit mbi këdo që duhet të japë drejtësinë e munguar por njollos dhe vetë reformën në drejtësi duke poshtëruar jo vetëm familjet e dëshmorëve por një popull të tërë që do dhe Meriton drejtësi për 21 janarin. Drejtësia për 21 janarin është drejtësi jo thjesht për një ngjarje të djeshme por të sotmen dhe të nesërmen"
Edhe përmes një postimi në facebook në mëngjes Rama përcolli mesazhin se drejtësia për 21 janarin nuk duhet vonuar më.
Familjarët e viktimave të 21 janarit tashmë sytë i kanë te SPAK që ka nisur hetimet për një prej ngjarjeve më të rënda në vendin tonë, ku 4 protestues të pafajshëm u vranë me plumbat e shtetit gjatë qeverisjes së Sali Berishës.
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, mori pjesë sot në homazhet për viktimat e 21 janarit. Në përvjetorin e 14-të të vrasjes së Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Aleks Nikës dhe Faik Myrtaj, ministri ishte mes zyrtarëve të tjerë nga radhët e Partisë Socialiste që, së bashku me familjarët, vunë lule në vendin ku u vranë viktimat në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Nuk kemi ndenjur të heshtur e as indiferentë. Ne kemi qenë dhe jemi qartësisht në anën e drejtësisë me besimin e palëkundur se i takon vetëm të drejtësisë së re të bëjë drejtësinë e munguar për 21 Janarin, në dritën e vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë dhe me besimin te Prokuroria e Posaçme. Ne jemi në anën e drejtësisë dhe presim drejtësi,” thuhet në reagimin e ministrit Balla këtë 14-vjetor të ngjarjes tragjike në një postim në facebook.
Ceremonia e heshtur zhvillohet çdo vit, ndërsa familjet, bashkë me dhimbjen që nuk shuhet ende, vazhdojnë të presin drejtësi.
Erion Braçe ka reaguar në rrjete sociale lidhur me 14-vjetorin e ngjarjes së 21 janarit, ku gjatë protestës së opozitës në atë kohë, u vranë në bulevard para kryeministrisë 4 protestues të pafajshëm nga pushteti i Berishës.
Deklarata e Braçes për 21 janarin është një thirrje e fuqishme për drejtësi dhe kujtesë historike, që thekson tragjedinë e asaj dite dhe përgjegjësinë e institucioneve për të ndriçuar të vërtetën dhe për të dhënë drejtësi. Në 14 vite pas ngjarjes, kërkesa për hetim dhe gjykim të drejtë mbetet ende një plagë e hapur në shoqërinë shqiptare.
'Shikoni, të vjedhësh është një gjë-kriminale doemos;
POR TË VRASËSH PËR TË VJEDHUR, DUKE VJEDHUR,
PËR TË MBROJTUR VJEDHJEN E VETEN, ËSHTË TMERR, TMERR!', thotë Braçe.
Mesazhi i Braçes nënvizon faktin se drejtësia nuk është hakmarrje, por një detyrim moral dhe ligjor për të respektuar jetët e humbura të Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Faik Myrtajt dhe Aleks Nikës. Tragjedia e 21 janarit mbetet një pikë kritike për demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.
'Çdo thirrje për DREJTËSI, nuk është thirrje për HAKMARRJE;
As këto proceset e tjera, me e pa lidhje me ngjarjen, por me të njëjtin pushtet kriminal, NUK JANË HAKMARRJE;
NUK KA KUSH HAK PËR TË MARRæ, sidomos mes politikanësh; DUHET DREJTËSI, VETEM KAQ!', theksoi deputeti socialist.
“Drejtësia nuk duhet të jetë privilegj, por themeli i çdo sistemi”, thotë Braçe, duke theksuar se vetëm përmes drejtësisë mund të ndreqet një padrejtësi e tillë historike.
'Jetët e ZIVER VEIZIT, HEKURAN DEDËS, FAIK MYRTAJT, ALEKS NIKËS, NUK KËMBEHEN ME ASGJË, ASNJË HAK;
DUHET DREJTËSI, KAQ!' përfundon Erion Braçe.
Drejtësia për 21 janarin nuk duhet vonuar më. Ky ka qenë mesazhi i Kryeministrit Rama në këtë 14-vjetor të vrasjeve shtetërore të 21 janarit 2011, në bulevardin para kryeministrisë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se ata që kanë në dorë të bëjnë drejtësinë dhe po e vonojnë atë, duhet të kenë parasysh se fëmijët e protestuesve të vrarë po bëhen prindër duke pritur.
“Drejtësia vonon po nuk harron”, thotë populli dhe sot kush po e vonon drejtësinë për 21 janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë…', shkruan Rama.
Shpresa për drejtësi për 4 viktimat e 21 janarit 2011 ishte venitur, por ky 14-vjetor vjen ndryshe: me dosjen në duart e SPAK. Familjarët e viktimave të 21 janarit tashmë sytë i kanë te SPAK që ka nisur hetimet për një prej ngjarjeve më të rënda në vendin tonë, ku 4 protestues të pafajshëm u vranë me plumbat e shtetit gjatë qeverisjes së Sali Berishës.
Vendimi i Gjykatës së Strasburgut që e quajti qartë krim shtetëror i hapi rrugë hetimeve nga SPAK, duke regjistruar procedimin penal me datë 15 korrik 2024, edhe pas një vendimi të Gjykatës së Lartë, për 3 vepra penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim. Tashmë SPAK, ka dosjen në dorë të zbardhë rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Bashës, ish-kreut të Gardës Ndrea Prendit e të tjerëve në vrasjen e 4 qytetarëve të pafajshëm.
Vrasjet e qarta se i pame live, autoret u denuan e bene ose jame ne burg. Ata me larr, nga zotrote deri tek Basha e Berisha kane mbetue jashte. Si dhe Doshi, financuesi yt i krimit te organizur.
Përgjigjuti je bashke me saliun dhe se e mban akoma gjalle o tradhtar
PërgjigjuPra asgje nuk ndodhi me 21 janar, Edi Rama dy vjet pas vrasjes beri alenace me shkaktarin kryesor Ilir Meta dhe e beri kryetar parlamenti dhe president. Pra kjo eshte politika e shkerdhyer shqiptare..hajna dhe vrasesa nga te gjitha palet ..PS PD LSI ETJ fuck
PërgjigjuNuk besoj se do te behet drejtesi, ai kufome sali duhet te ishte prej vitesh ne burg por eshte i lire dhe u nxin jeten shqipetareve si ua nxiu 30 te tera.Dhe me e hidhura eshte se ai kenaqet me cka bere kapardiset dhe akoma me keq e quajne dhe hero meqe scan koke as per ligje as per njeri.Vrau, vodhi ci deshi qejfi u tall me nje popull te tere dhe ne bejme sehir zullumqarin qe si hyn gjembe ne kembe. Hajde mbaji pastaj funderinat qe mos te bejne ctu doje qejfi. O SPAK O SPAK lerni cdo pune tjeter dhe jepini frymarje shqiperis se nuk do tju durojme tere jeten.
Përgjigju