Vrasjet e droga në Elbasan,dosjet
e pezulluara te Krimet e Rënda

Vrasjet e droga në Elbasan,dosjet<br />e pezulluara te Krimet e Rënda
Një dosje për trafik droge ku dyshohet të jenë të implikuar anëtarë të një grupi kriminal në Elbasan dhe dy atentate mafioze të bëra kundër anëtarëve të familjes Çapja, do transferohen nga policia e Elbasanit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Ky ka qënë vendimi përfundimtar i analizës së bërë dy ditë më parë mes Prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe drejtuesve të Drejtorisë së Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në policinë e shtetit. Vendimi shmang prokurorinë e Elbasanit dhe se tashmë përgjegjësia për këto dosje, i ka kaluar Krimeve të Rënda.
 
Pezullime dhe rihetim dosjesh
Në fakt vetë prokuroria e Krimeve të Rënda ka hetuar fillimisht vrasjen e trefishtë të shkurtit 2016, por sërisht kjo dosje i ka kaluar Elbasanit. Gati një vit e gjysmë pas kësaj, çështja rikthehet sërisht tek Krimet e Rënda, për t’u rihetuar këtë herë për vrasje të një ose më shumë personave, për motive hakmarje. Në këtë atentat humbën jetën tre persona të familjes Çapja, ndërkohë që janë plagosur dche 8 persona të tjerë. Një tjetër dosje që është transferuar nga prokuroria e Elbasanit tek Krimet e Rënda, është dhe ajo e një atentati me kundërtak, që i është bërë familjes Çapja, në muajin gusht 2017. Burimet thanë se kjo çështje vijon të jetë pa autor, ndërkohë si provë materiale janë sekuestruar vetëm një predhë granathedhëse dhe një automjet i djegur. Gjithashtu tek Krimet e Rënda ka mbërritur nga Elbasani dhe një dosje hetimore që bën fjalë për trafik droge dhe që më pas është pezulluar.
 
Lirimi nga akuzat për sulmin mbi policët
Në janar të 2017 prokuroria e Krimeve të Rënda ka rrëzuar akuzat për vrasje të mbetur në tentativë ndaj dy policëve të Elbasanit. Florenc Çapja, Bledar Muça dhe Ardian Çapjan, ky i fundit pronar i hotel “Univers”, kanë shpëtuar nga akuza e vrasjes në tentativë të dy agjentëve të policisë, që ishin dislokuar pranë banesave të tyre për vëzhgim. Ngjarja e rëndë ka ndodhur vetëm një ditë pasi Bledar Muça dhe Florenc Hoxha i kishin shpëtuar një atentati më armë, në qëndër të Elbasanit. Mungesa e prova që të vërtetonin se Florenc Çapja dhe Ardian Çapja kishin qëlluar mbi dy efektivët e policisë, ka detyruar Prokurorinë e Krimeve të Rënda, që të shpallë moskopetencën dhe dosjen tia kalojë sërisht prokurorisë së Elbasanit, për hetime të mëtejshme. Mirëpo vetëm pak ditë pasi materiali hetimor ka mbëritur në këtë prokurori, Florenc Çapja, Bledar Muça dhe Ardian Çapja, i janë drejtuar gjykatës së Elbasanit me kërkesa për t’u liruar nga qelia. Gjykata ka pranuar kërkesat e dy Çapjave duke urdhëruar lirimin e tyre nga qelia dhe caktuar masën e dëtyrimit për paraqitje dhe të mbajë në burg vetëm shtetasin Bledar Muça.
 
Apelimi i vendimit
Këtë javë tre të arrestuarit e vetëm për të cilët pretendohet se janë të bashkëlidhur me incidentin tek tregu agro-ushqimor në Elbasan i janë drejtuar Gjykatës së Apelit me kërkesën për të konsideruar të paligjshëm arrestimin e tyre, pasi siç pretendojnë nuk janë kapur në kushtet e flagrancës. Më herët Shkalla e Parë për Krimet e Rënda vendosi “arrest shtëpiak” për Klemend Xhaferrin,arrestuar në mjetin “Range Rover”. Për dy të tjerët, Ledio Zabelin, që ishte pasagjer në mjet dhe rojen e tregutm Valmir Dedja gjykata ka vendosur arrest me burg. Zabeli akuzohet për posedimin e 9 gramëve hashash, ndërsa Dedja për kundërshtim të policisë, pasi siç thuhet ai kundërshtoi të hapë portën ku hyri mjeti “Audi” është larguar pasi goditi makinën e policisë. Ky pretendim i policisë po verifikohet përderisa video e sekuestruar shfaq policinë për disa çaste duke qëndruar para portës, e cila ishte e hapur.
 
Të vrarë
1.            Sokol Çapja
2.            Fadil Mema
3.            Roland Rexhepi
4.            Ilir Rrexhepi
5.            Dritan Sheme
6.            Gentian Beqiri
7.            Nezir Beqiri
8.            Saimir Beqiri
9.            Ardian Ibrahimi
10.          Agron Çapja
11.          Ardit Sinakoli
12.          Eno Bedalli 

Dhjete të plagosur


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari