Vrasjet e dy vajzave në Tiranë,
autorët dërgohen në gjykatë

Vrasjet e dy vajzave në Tiranë,<br />autorët dërgohen në gjykatë
TIRANE - Oficeri i forcave komando Ndricim Balla, përfundon në gjyq me cilësinë e të pandehurit për vrasjen e Majlinda Hoxhës, financierës së kompanisë së basteve dhe plagosjen e pronarit të lokalit Elton Fusha. Sipas dosjes penale, që tashmë pritet të nise gjykimin, I pandehuri kishte për objektiv të atentatit Elton Fushën për shkak të një borxhi prej 25 mijë lekësh, që pronari i lokalit nuk ia kishte dhënë. 

Pritet që Gjykata e Tiranës, të caktoje me anë të shortit elektronik treshen gjykuese të kësaj dosje, ku i pandehuri në asnjë rast nuk ka pranuar autorësinë. Ndërkohë që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dërguar në gjykatë të pandehurin Ersnik Gjoshi. Gjoshi akuzohet nga Prokuroria për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.

Ngjarja e rëndë u shënua në Hekal të Tiranës në 21 korrik të këtij viti ku 27 vjeçari qëlloi me thikë në zemër mbi të fejuarën e tij, Anxhela Hado vetëm 17 vjeç. Gjatë marrjes në pyetje 27-vjeçari ka shprehur pendesë për krimin, por është shprehur se e ka qëlluar e fejuara më përpara dhe ai për tu mbrojtur i ka marrë thikën dhe e ka qëlluar tre herë, ku njëra prej goditjeve ka qënë fatale duke i prekur zemrën.


Shkrimi u publikua sot(01.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Ushtria izraelite: Një marinar i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi i Hezbollahut

Ushtria izraelite: Një marinar i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi i Hezbollahut