TIRANE - Policia e Shtetit njoftoi sot pasdite se është pezulluar nga detyra shefi i Komisariatit të Pukës, kryekomisar Ridvan Bushati. Kjo pasi ndaj tij Prokuroria e të njëjtit rreth ka nisur hetimet në lidhje me veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ndodhi më 29 qershor, kur konfliktet mes familjes Markaj dhe Përmarkaj arritën kulmin me përdorimin e kallashnikovëve.
Atë ditë dy vëllezërit Markaj humbën jetën ndërsa mbetën të plagosur tre persona të tjerë. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, Avokati i Popullit, Igli Totozani, kishte drejtuar publikisht gishtin ndaj Komisariatit të Pukës, duke e akuzuar atë se kishte injoruar konfliktin mes dy familjeve.
Më pas, Prokuroria e Pukës çoi për hetim kryekomisarin Bushati bashkë me disa bashkëpunëtorë të ngushtë të tij. Ata janë komisari Qetsor Gurra, shef i seksionit të hetimit dhe parandalimit të krimit, nënkomisar Kol Zaja, specialist i të njëjtit seksion dhe kryeinspektor Lulzim Latifi, nënspecialist.
Edhe ndaj tyre, është marrë e njëjta masë e pezullimit paraprak nga detyra, që do të vazhdojë deri në përfundim të ecurisë disiplinore, bëri të ditur Policia e Shtetit përmes një njoftimi për shtyp.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com