Me kërkesë të policisë së Vlorës është arrestuar në Fier një person që dyshohet se ka lidhje me vrasjen e dyfishtë pak ditë më parë në lagjen "Partizani" ku humbën jetën Ilir Deromemaj dhe Dhimiter Cami ndërsa Krenar Runaj mbeti i plagosur.
I arrestuar është Partizan Duraj 42 vjeç, banues në fshatin Frakull të Fierit, pasi akuzohet për "Sigurim të kushteve dhe të mjeteve për të kryer vrasje të autorëve".
Sipas njoftimit të policisë, Partizan Duraj nuk tregon se kujt ia shiti makinën, duke mbajtur të fshehtë emrat e personave.
Pas vrasjeve nga kontrolli janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 automjete plotësisht të djegura, të cilat dyshohen se janë përdorur nga autorët.
Mjeti foristradë tip "Jeep" me targë AA210FS i cili rezulton i vjedhur para 2 muajve në Fier u gjet i djegur te varrezat në Vlorë 2 orë pas vrasjeve.
Ndërsa mjeti i dytë që u gjet i djegur ishte "Ford Focus", i cili ka qenë më parë i Partizan Durajt nga Fieri, ndërsa ky i fundit ua ka shitur personave që nuk i njihte sipas tij.
Ndërkohë që 4 ditë pas vrasjeve në Vlorë policia ka shoqëruar disa persona, por ende asnjë të arrestuar ai autor i vrasjes.
Objektiv i vrasjes ishte Ilir Deromemaj, i cili akuzohet për vrasjen e Lame Gockajt në 1998 dhe pista ku po hetohet është hakmarrja, ndërsa i vdekur mbeti aksidentalisht Dhimiter Cami dhe i plagosur Krenar Runaj.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com