TIRANE- Vrasja e katër fishtë e ndodhur në fshatin Gjonomadh të Korçës, një javë pas Vitit të Ri, për prokurorinë e rrethit ka vetëm një autor dhe ai është Bashkim Latollari. Vrasja e katër viktimave kishte ardhur për shkak të prishjes së lidhjes jashtëmartesore që i pandehuri Bashkim Latollari kishte patur prej disa vitesh me viktimën Manjola Meçollari, për të cilën autori dyshonte se kishte patur ndikim viktima tjetër Valentina Metellari.
Sipas prokurorisë ngjarja ka ndodhur në datën 7 janar 2014 në orën 18:00. Ndërsa pas 6 muaj hetime prokurori Elion Mustafaraj ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjykatë për akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa lejë”, shtetasin Bashkim Latollari. Ky i fundit gjatë fazës hetimore ka pranuar autorësinë e krimit duke deklaruar se ishte detyruar të kryente masakrën e 4 fishtë, për shkak të prishjes së lidhjes intime me shtetasen Manjola Meçollari, me të cilën dyshonte se kishte pasur dhe një fëmijë. Vrasja ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të mitur.
/Shqiptarja.com