Vrau 4 policët..dhe Dritan Dajti do i
duhen 4 jetë për të shlyer dënimin
Pas një kalvari të gjatë seancash gjyqësore, në seancën e 276 Dritan Dajti i akuzuar për vrasjen e katër policëve në 7 gusht 2009 në Durrës, është dënuar me katër burgime përjetë për vrasjen e 4 policëve dhe armëmbajtjes pa lejë. E vetmja akuzë për të cilën Dajti mori pafajësi është ajo e vrasjes së Ledion Marrës, shokut të tij.
TIRANE - Pas një kalvari të gjatë seancash gjyqësore, në seancën e 276
Dritan Dajti i akuzuar për vrasjen e katër policëve në 7 gusht 2009 në Durrës, është dënuar me katër burgime përjetë për vrasjen e 4 policëve dhe armëmbajtjes pa lejë. E vetmja akuzë për të cilën Dajti mori pafajësi është ajo e vrasjes së Ledion Marrës, shokut të tij, që sipas gjykatës nuk provohet nga prokuroria. Vendimin e lexuar nga gjyqtari Idriz Mulkurti, Dajti e ka ndjekur me buzëqeshje dhe tundjen e kokës.
Ai nuk kishte preferuar të ishte prezent në sallën e gjyqit, por gjykata më herët kishte urdhëruar që i pandehuri të shoqërohej forcërisht nga gardianët e burgut 313 në Tiranë dhe të transportohej në gjyq. Më herët para se të shpallej vendimi kryetari i Byrosë që mbron interesat e të burgosurve shqiptarë, Sokol Koçiu, ka reaguar duke pohuar se është e padrejtë që gjykata të marrë vendimin dhe të shoqërojë me forcë nga qelia për në sallën e gjyqit Dritan Dajtin. Sipas tij, shoqërimi i tij është kryer pas bërjes së një injeksioni në trup, që i ka dobësuar muskujt me qëllim që të mos kundërshtonte me forcë policët që ishin ngarkuar për shoqërimin e Dajtit në sallën e gjyqit.
Katër jetë në burgNëse vendimi i djeshëm do të lihet në fuqi nga Apeli dhe më pas nga Gjykata e Lartë, Dritan Dajtit do t’i duhen 4 jetë për të shlyer dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare. Gjyqtari Mulkurti, teksa ka lexuar vendimin ka shpallur fajtor Dajtin, për katër vrasjen e policëve duke përfshirë atë të Fatos Xhanit, Kastriot Feskajt, Sajmir Duçkollarit dhe Altin Dizdarit. Të katër efektivët e policisë së bashku me 12 kolegët e tyre të Grupit të Operacioneve Speciale mesditën e 7 gushtit 2009 kanë shkuar në Durrës për të arrestuar personin e shpallur në kërkim Dritan Dajtin.
Ky i fundit duket se në atë kohë është sinjalizuar nga dikush, dhe ka marrë masa duke qëlluar me dy armë zjarri pistoletë në drejtim të policëve që kryen rrethimin e parë për arrestikmin e Dritan Dajtit. Si pasojë e kësaj përplasje me armë, kanë mbetur të vdekur në vend katër policët e sipërcituar, ndërkohë që është plagosur dhe Dritan Dajti në tentativë për të ikur. Mes të shtënave ka mbetur i vdekur dhe shoku i Dajtit, Ledjon Marra, për vrasjen e të cilit prokuroria akuzoi Dajtin. Ndërkohë ky i fundit akuzoi efektivët e policisë së Shtetit. Por në fund gjykata vendosi të shpallë të pafajshëm Dajtin për këtë vrasje.
Përgjimi i numritNë dëshminë e dhënë para gjykatës, shefi i “GOS” Arjan Muça ka deklaruar se falë informacioneve operative kishin gjetur numrin që përdorte Dritan Dajti dhe menjëherë kanë kërkuar vënien në përgjim të tij. Kjo kërkesë sipas tij është bërë tek shefat e asaj kohe të policisë, por në fakt nuk u morr asnjë masë për vënien në përgjim të numrit. Po kush është personi që refuzoi të vinte në përgjim Dritan Dajtin në operacionin e 7 Gushtit 2009 dhe që tradhtoi efektivët e policies? Sot e kësaj dite nuk dihet dhe se ka nevojë për hetim nga ana e prokurorisë dhe vetë Policisë së Shtetit për të gjetur zyrtarin që ka penguar vënien në përgjim të Dritan Dajtit.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 Korrik 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.8%
-
Të gabuar
82.5%
-
Nuk e di
1.6%
Vota total: 183
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kërkon lirimin nga burgu, Dritan Dajti i drejtohet me një tjetër kërkesë Gjykatës së Elbasanit
20 Gusht, 12:56
-
I dënuar përjetë për vrasjen e 4 policëve, Dritan Dajti kërkon lirinë! Seanca në Gjykatën e Elbasanit shtyhet në shtator! Avokatët kërkojnë kohë
30 Korrik, 12:35
-
VIDEO EKSKLUZIVE/ I lidhur me policin me pranga, Dritan Dajti lë qelinë, merr pjesë në ceremoninë mortore të nënës
27 Korrik, 14:05
-
Dritan Dajti kërkon lirinë në gjykatën e Elbasanit, në gjyq me videokonferencë: Me sa vendime po mbahem unë në burg në këto momente’
23 Korrik, 15:29
-
Vrau katër policë, shtyhet seanca për Dritan Dajtin në gjykatën e Elbasanit! Merr pjesë nëpërmjet një video konference! Burgjet: Kemi frikë se arratiset
15 Korrik, 14:06
-
Vrau katër policë, Dritan Dajti kërkon lirinë në gjykatën e Elbasanit! Avokati: Nëse kanë frikë ta sjellë RENEA në gjyq, Gjyqtarja: E ndjek me video nga burgu i Peqinit
11 Korrik, 11:06
-
Dritan Dajti letër drejtorit të burgut të Peqinit: Nis procedurat e lirimit, dënimin e mbylla më 4 korrik! Pak ditë më parë Gjykata e Lartë i riktheu 'burgun përjetë'
5 Korrik, 13:13
-
Vrau katër policë, rikthehet burgimi i përjetshëm për Dritan Dajtin! Gjykata e Lartë zhbën vendimin e Apelit që e dënoi 25 vite
11 Qershor, 13:31
-
Vrau 4 policë në 2009,Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Dritan Dajtit për përjashtimin e gjyqtarit Sandër Simon
7 Qershor, 12:48
-
Vrau 4 policë në 2009, Prokuroria kërkon rikthimin e dënimit me burg përjetë për Dritan Dajtin, Gjykata e Lartë shtyn seancën, zëvëndësohet gjyqtari
4 Qershor, 11:12
-
Vrau 4 policë në 2009, Gjykata e Lartë vendos më 4 qershor për Dritan Dajtin! Prokuroria kërkon rikthimin e dënimit me burg përjetë
15 Prill, 13:09
-
Apeli lë në fuqi vendimin, Dritan Dajti përfiton 1 vit ulje dënimi
26 Qershor 2023, 13:33