Burgim i përjetshëm pa të drejtë apelimi, është ky vendimi i marrë nga një Gjykatë e Zelandës së Re për Brenton Tarrant, 29-vjeçarin që vrau 51 persona në sulmet në dy xhami në Mars të 2019. Tarrant është i pari person në historinë e Zelandës së Re që merr një dënim të tillë.
Gjatë seancave gjyqësore të mbajtura ditët e fundit, australiani e pranoi vrasjen e 51 personave, vrasjen e mbetur në tentativë të 40 personave të tjerë dhe akuzën për terrorizëm. Gjykatësi i çështjes i quajti veprimet e tij "çnjerëzore" dhe tha se nuk kishte treguar mëshirë ndaj tij.
Gjykatësi Cameron Mander u shpreh se edhe pse do të jetë në burg gjithë jetën, ky dënim nuk është i mjaftueshëm për krimet e tij.
Kryeministri e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, pasi dëgjoi dënimin për Tarrant, u shpreh se "tani e tutje nuk kemi pse të mendojmë ose të dëgjojmë më për të".
Në ditën e fundit të seancave dëgjimore katër-ditore, Tarrant nuk u shfaq "as i penduar dhe as i turpëruar", për veprimet e tij.
Sulmi i Tarrant në marsin e kaluar, i shpërndarë live në Facebook, tronditi botën. Në sulmet e 15 Marsit Tarrant, vrau 51 persona dhe plagosi 40 të tjerë në dy xhami, në kohën kur ata po kryenin lutjet e së premtes. Gjatë dëgjesave të fundit, Tarrant u shpreh se kishte planifikuar të sulmonte edhe një xhami tjetër, por ishte ndaluar nga oficerët gjatë rrugës./ Përgatiti Suada Mehmetaj
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.3%
-
Pak
9.8%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 153
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin
14 Janar, 22:35
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor 2024, 22:32
-
‘Shikoni si bërtasin, para se të vdesin’, kush është Erald Alimehmeti, shqiptari i arrestuar në SHBA si përkrahës i ‘ISIS’
23 Nëntor 2024, 10:01
-
EMRI/ Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York! Edhe i vëllai i dënuar me 22 vite burg për terrorizëm në SHBA
23 Nëntor 2024, 08:13
-
Cilat vende e kanë ndaluar TikTok-un dhe pse?
20 Nëntor 2024, 22:33
-
Debate të ashpra në Kuvendin e Zelandës së Re, deputetët Maori protestojnë me ‘haka’ (VIDEO)
14 Nëntor 2024, 19:53
-
Policia belge ndalon shtatë të dyshuar për planifikim të sulmit terrorist
25 Korrik 2024, 16:03
-
U akuzua për vjedhje nëpër dyqanet e veshjeve, Deputetja e Zelandës së Re jep dorëheqjen
18 Janar 2024, 12:46
-
Kostoja e futjes në listën e të dyshuarve për terrorizëm nga SHBA
18 Janar 2024, 10:35
-
Ish-kryeministrja e Zelandës së Re martohet me partnerin e saj pas 10 vitesh lidhje
13 Janar 2024, 20:47
-
Grupi terrorist, Al-Shabaab rrëmben ekuipazhin e helikopterit të OKB-së në Somali
10 Janar 2024, 18:30
-
Vepra penale kundër sigurisë së vendit, katër persona në Kosovë shpallen fajtorë për terrorizëm
18 Dhjetor 2023, 22:26