Lezhë- Është zbardhur dëshmia e Dashnor Totës, i arrestuar për vrasjen e Dod Mamlit mbrëmjen e së hënës (24 shkurt) në fshatin Vilëz të Kurbinit. 53-vjeçari ka thënë se është penduar që e vrau.
"E qëllova me armë zjarrin bashkëfshatarin pas një konflikti të çastit për çështje pronësie, por jam i penduar për atë çfarë ka ndodhur", ka deklaruar Dashnor Tota.
Autori i ngjarjes u njoh këtë të enjte (27 shkurt) me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës, duke pranuar krimin e kryer prej tij.
Pasi dëgjoi palët gjyqtari Elvis Sulejmani pranoi kërkesen e prokurores Denisa Perdja dhe vendosi masën e sigurisë "Arrest në Burg", ndaj 53-vjeçarit Dashnor Tota, për veprat penale "Vrasje me dashje" dhe "Armbajtje pa leje.
67-vjeçari u gjet i vrarë me armë zjarri nga dy banor të zonës mbrëmjen e së hënës në fshatin Vilëz të Kurbinit.Nga ekspertiza mjeko-ligjore dhe veprimet e kryera në vendin e ngjarjes, rezultoi se ai është qëlluar 6 herë, ku 1 prej plumbave e kishte prekur në kokë dhe 2 të tjere në pjesën e gjoksit.
Ndërkohë falë veprimeve të shpeja hetimore, policia arriti të zbardhje ngjarjen brenda pak orësh.Autori i dyshuar Dashnor Tota u identifikua dhe arrestua të nesërmen. Me vete kishte dhe armën e llojit pistolete me të cilën mendohet të ketë ekzekutuar bashkëfshatarin e tij.Ky i fundit ishte kthyer prej pak kohësh nga emigracioni dhe po punonte në trojet e tij të vjetra, ku dhe u gjet i pajetë.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
80.9%
-
Jo
12.9%
-
Akoma
6.2%
Vota total: 356
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Debate për administrimin e plazheve në Lezhë/ Opozita: Me kompaninë që keni krijuar po abuzoni! Ndreu: 83% do të jetë plazh publik
31 Mars, 09:50
-
Automjeti përplaset me trafikndarësen në aksin Milot-Thumanë, plagoset drejtuesi dhe dy pasagjerët! Dërgohen te spitali i Traumës
30 Mars, 18:54
-
Kurbin/ Do shiste dy qese me kanabis, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari
30 Mars, 11:17
-
‘Flasim përmes ngjyrave’/ Ekspozitë unike në Lezhë nga fëmijët me Sindromën Down, prezantohen 61 punime artistike
29 Mars, 17:21
-
Lezhë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Lagunën e Patokut, dëmtohet ambienti pranë një bar-restoranti
29 Mars, 17:08
-
Eduart Ndocaj: Berisha duhet të ishte në burg te 313-ta dhe jo në fushatë, antishqiptar që ndihmoi serbët! Të hetohen krimet e tij që nga 1991, përfshi dhe aksidentin e Olldashit
28 Mars, 19:44
-
Shëndeti oral, 430 mijë depistime në shkollat e Lezhës, problem mungesa e ndërgjegjësimit për të kryer kontrolle
28 Mars, 18:53
-
Moti i keq në Lezhë/ Era e fortë dëmton linjat elektrike, disa zona pa energji
27 Mars, 12:42
-
Frrok Çupi: Shtegu i Mendimit, që përuroi dje Edi Rama, nisi te Mrizi i Altinit
26 Mars, 22:50
-
Mjeshtrja e elektromotorëve në 'Një nga ne': Fitova miliona me avolzhimet, por nuk e do askush si punë
26 Mars, 21:10
-
Ish-kryeministri Matteo Renzi viziton kampin e Gjadrit: Të kthehet në burg për shqiptarët e dënuar në Itali
26 Mars, 12:28
-
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një i vdekur dhe një i plagosur! Në kërkim autori
26 Mars, 08:04
E vrava per motive pronesie,por tani jam penduar-thote vrasesi.Eh more Dashnor,sikur viktima te ishte Sh.Llazari,ajo pendesa jote dhe mund te pranohej,por meqe mrekullite nuk ndodhin dy here,pergatitu per burgun e perjetshem.Do te kesh plot kohe te mendosh,si nuk pate para se te derdhje plumbat mbi te ndjerin.
PërgjigjuProkurore nuk ka qene tjeter
Përgjigju