Vrau shqiptarin në Itali, mister motivi! Autori ‘kyç’ gojën para hetuesve! Me viktimën ishin fqinj në Lezhë

ITALI-   Mbetet ende mister motivi i vrasjes së shqiptarit Alfons Kola, pasditen e 31 majit 2023 në zonën e Breshias në Itali. Bashkëatdhetari i tij, Petrit Gega i cili u arrestua për vrasjen e 33 vjeçarit ka kyçur gojën para oficerëve të policisë, të cilët e morën në pyetje në kazermën Dezentano mes të martës së 31 majit dhe të enjtes.

52-vjeçari u ndalua nga karabinierët një orë pasi goditi dy herë me thikë Alfonsin jashtë kafenesë "Leonessa" në Calcinato. 

Nga sa konstatuan hetuesit, Kola dhe Gega njiheshin prej kohësh por mesa duket mes tyre ka pasur një hatërmbetje. Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë se për marrëdhënien e tyre kanë dijeni miqtë e tyre të përbashkët. 

Fqinj në Lezhë
Ndërkohë gazetari i Report Tv në Lezhë, Elvis Hila mëson se Alfons Kola dhe Petrit Gega janë nga fshati Kallmet i Vogël i Lezhës. Banesat e tyre në këtë fshat janë vetëm pak metra larg njëra-tjetrës. Sipas banorëve familjet kanë patur marrëdhënie shumë të mira me njëra-tjetren dhe janē të tronditur nga kjo ngjarje.

Kamerat filmuan vrasjen
Kamerat e sigurisë së rrugës Santa Maria kishin filmuar të gjithë skenën e sherrit të ndodhur mes dy lezhjanëve. Fillimisht mes viktimës Alfons Kola dhe autorit Petrit Gega ka pasur një debat verbal më pas ka ardhur goditja me thikë. 33 vjeçari humbi jetën në spital për shkak të plagëve me thikë ndërsa autori, i cili punonte si murator në Itali u arrestua një orë më vonë në banesën e tij ku jetonte me familjen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:40
Vrasja e 33-vjeçarit shqiptar në Itali, zbardhet dëshmia tronditëse:  Vrapoi që të shpëtonte, autori e ndoqi nga pas me thikë

1685698933_alfonskolapetritgega.jpeg

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 33-vjeçarit Alfons Kolës në Itali, ku dëshmitarët kanë rrëfyer të dhëna tronditëse.

Sipas mediave italiane, Alfonsi e piu kafen e tij të zakonshme në lokalin Leonessa të Calcinato-s, ku ishte klient i shpeshtë. Ai pati një bisedë të shkurtër me banakierin përpara se të dilte për të takuar personin që do ta masakronte për vdekje me thikë.

Rruga në të cilën ndodhej lokali u shndërrua në pak minuta në një skenë krimi. Momentet dramatike të kapura nga kamerat e sigurisë dhe të rrënjosura në kujtesën e pronarit të lokalit, i cili ishte dhe personi që njoftoi karabinierët, në orën 18:25 minuta.

“Fonsi, siç e njihnim të gjithë, sapo kishte dalë nga dera e lokalit tim për t’u takuar me një burrë që askush nuk e kishte parë më parë. Disa klientë i panë fillimisht të bisedonin e më pas të diskutonin. Fonsi ia mbathi drejt sheshit Europa, ndërkohë që tjetri e ndiqte. Nga pamjet e sigurisë ai shihet duke u përpjekur që të fshihet pas një makine, ndoshta sepse ishte i plagosur”, rrëfen pronari i lokali.

Gjithçka ndodhi në pak çaste dhe asnjë nga të pranishmit nuk do ta kishte vënë re se sulmuesi kishte një thikë të madhe në dorë, me të cilën goditi 33-vjeçarin të cilin më pas e la në asfalt dhe u sekuestrua nga hetuesit. 

"Unë isha brenda lokalit dhe nuk e pashë drejtpërdrejt skenën: disa klientë vrapuan në panik, duke më thënë të thërrisja për ndihmë sepse Fonsi ishte në tokë, i gjakosur - vazhdon banakieri -. Dhe kështu bëra, atëherë dola: rreth tij kishte disa persona që mundoheshin ta ndihmonin. Ambulancat mbërritën pas 20 minutash: telefonuam edhe dy herë të tjera për të kërkuar ndërhyrje, duke pasur parasysh seriozitetin e situatës, ata u përgjigjën se po vinin: Mora disa lecka nga lokali dhe u përpoqëm të ndalonim gjakderdhjen me sa mundëm. Më në fund mbërriti ndihma dhe helikopteri që e dërgoi në spital”.- u shpreh banakieri.

Ndërkohë që klientët dhe kalimtarët e klubit bënë gjithçka për të shpëtuar 33-vjeçarin, sulmuesi u zhduk. Një arratisje që zgjati pak më shumë se një orë: karabinierët gjetën shpejt identitetin e tij, e kapën dhe më pas e çuan në kazermën në Desenzano. Bëhet fjalë për Petrit Gegën, 52-vjeç nga Shqipëria që dyshohet se jeton në Lonato del Garda: aktualisht ndodhet në paraburgim për vrasje. 

Ora 10:37
VIDEO/U vra në Itali, familjarët në Kallmet të Lezhës të tronditur nga krimi, hapin dyert e mortit

Familja Kola në fshatin Kallmet të Lezhës ka hapur dyert e mortit. Vrasja e 33-vjeçarit i ka tronditur të gjithë në këtë fshat, pasi viktima dhe autori i dyshuar ishin fqinj me njëri tjetrin. Jashtë kameras fqinjet thonë se dy familjet kishin patur marrëdhënie të mira me njëri tjetrin.

Mbetet ende mister motivi i vrasjes së Alfons Kola, pasditen e 31 majit 2023 në zonën e Breshias në Itali. Bashkëatdhetari i tij, Petrit Gega i cili u arrestua për vrasjen e 33 vjeçarit ka kyçur gojën para oficerëve të policisë, të cilët e morën në pyetje

52-vjeçari u ndalua nga karabinierët një orë pasi goditi dy herë me thikë Alfonsin jashtë kafenesë së duhanit "Leonessa" në Calcinato. 

G.MO/A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bashkimi: 02/06/2023 09:18

    Nuk e vrau i huaji por bashkfshatari i tij qe duhej ta kishte si vella. Cfare mund te them, pervec se i shokuar. E vrau per hatermbetje. Cfare tmerri. Meqe nuk e pelqente te nderronte shtepi dhe mos te ushte fqinj me te. Njerez me instikte kafshe.

    Përgjigju
    • Xxxx: 02/06/2023 12:22

      Po vlla,,,turp i madh

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë