Interpol Tirana ka ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri 42-vjeçarin Vladimir (Valmir) Kola, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Briken Sanajt. I dyshuari u arrestua në prill 2024 gjatë operacionit “Versus”, pas bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve gjermane.
Gjykata e Tiranës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” që në nëntor 2022. Ai akuzohet se më 30 tetor 2022, në kompleksin "Kodra e Diellit", në bashkëpunim me persona të tjerë, ka ekzekutuar me armë zjarri shtetasin Briken Sanajn.
'Në kuadër të bashkëpunimit të Interpol Tiranës, me Interpol Wiesbaden, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri, shtetasi:
V. K. alias V. K., 42 vjeç.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 23.11.2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja me paramendim" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve, armëve shpërthyese dhe municionit".', njofton policia.
Të paktën katër persona dyshohet se morën pjesë në atentatin e 30 tetorit të 2022-it. Dy atentatorët u futën në rezidencë pasi çanë rrethimin e jashtëm, e qëlluan nga një distancë të afërt, nga një vend poshtë një peme ulliri.
Të ndihmuar nga një person i tretë, u larguan me shpejtësi me makinën tip “Mercedez Benz”, të cilën e dogjën. Personi i katërt ka pasur rol vëzhgues.
Briken Sanaj dyshohet se u vra për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i viktimës, Antonio alias Renato Sanaj, për një vajzë. Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Prill, 08:20
Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?
-
Të qeta
55%
-
Agresive
34.3%
-
Nuk kam mendim
10.7%
Vota total: 391
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Shoqërimi i një 14-vjeçari pasi hodhi kapsolla, Komiteti i Helsinkit: Policia e dhunoi, nuk iu dha ndihmë mjekësore dhe as psikologjike
23 Prill, 19:00
-
Braçe denoncon zaptimin e hapësirave publike në Njësinë 5 në Tiranë: Hapni rrugët, lulishtet dhe sheshet, banorët nuk kanë më jetë këtu
23 Prill, 17:55
-
Berisha: Grupet kriminale që prekin votën do i shpall organizata terroriste! Rama shan burrat për të spostuar vëmëndjen! Reformë e re Territoriale, Kashari bashki
23 Prill, 17:46
-
Basha te tregu ‘Dinamo’ në kryeqytet: Mbështesim SPAK për t’i dhënë fund korrupsionit! Kush voton Ramën është çyryk, kush voton Berishën nxjerr Metën nga burgu
23 Prill, 15:24
-
Në kërkim për mashtrim e drogë, 3 të arrestuar në Tiranë
23 Prill, 14:57
-
Kanabis dhe kokainë në doza gati për shitje, 2 të arrestuar në Tiranë
23 Prill, 14:47
-
Egnatia, Edlir Tetova beson te përmbysja në Kupë: Grupi që kam do ia dalë
23 Prill, 13:13
-
Kanabis me postë nga Kalifornia në Tiranë, arrestohet 23-vjeçari italian ! Lënda narkotike me vlerë 20 mijë euro! Nuk e dija që ishte drogë, kisha porositur një bluzë
23 Prill, 13:09
-
Ambasada e Vatikanit hap dyert/ Krerët e feve nderojnë Papa Françeskun: Na deshi për vëllazërinë fetare! Do jenë të pranishëm edhe në ceremoninë mortore
23 Prill, 12:53
-
Berisha me gratë në Tiranë: Rama na kopjoi programin, pensionin 200 euro e propozuam ne dhe ai nuk e votoi! Falim çdo gjobë prej 1992 (VIDEO)
23 Prill, 11:32
-
Vrau fqinjin e tij Xhemal Meta dhe i mori paratë, dërgohet në gjyq Isuf Hasa/ Prokuroria: Viktima u godit me çekiç nga autori pasi kishin pirë kafe së bashku
23 Prill, 11:19
-
Akuzohet se vrau vajzën 24-vjeçare, Fadi Alwan arrestohet në Liban! Pritet ekstradimi në vendin tonë
23 Prill, 10:42
Shume mire qe arestohet nje i akuzuar per vrasje, ne Gjermani dhe ekstradohet ne Shqiperi.Po vrasesit qe jane brenda Shqiperise pse nuk arestohen?
Përgjigju