Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë "burg pa afat" për Violeta Donajn, 35-vjeçe, gruan që vrau bashkëshortin e saj, Kujtim Donaj, 42-vjeç në tregun e Milotit, prindër të dy fëmijëve. Krimi në familje që tronditi mbarë opiniionin, ndodhi mëngjesin e të dielës në një vend mjaft të populluar. 

Në Gjykatë shfaqi pendesë për krimin e rëndë dhe ka shpërthyer në lot. Violeta Donaj është shprehur përpara trupës gjykuese se burri e keqtrajtonte dhe luante bixhoz, prandaj edhe kishte ndërmarrë aktin ekstrem në orën 7 të mëngjesit të së dielës.

"Më rrihte. Ai luante bixhoz. I i linte lekët në bixhoz. Ndaj dhe e kam kryer krimin e rëndë".

Rrëfimi i gruas përpara trupës gjykuese

Pavarësisht pendesës, Gjykata e Kurbinit ka vendosur burg pa afat për 35-vjeçaren Violeta Donaj. Kujtim Donaj kishte humbur shuma të konsiderueshme parash duke luajtur bixhoz të shtunën në mbrëmje dhe sipas gruas ky ka qenë shkaku, krahas dhunës fizike, për rrjedhën tragjike të ngjarjes. Më pas, ai kishte shkuar në banesë dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke e akuzuar se e tradhtonte.   


(Violeta Donaj sot në Gjykatën e Kurbinit)

Kujtim Donaj ka qenë duke hapur mallin në tezgën që kishte në treg, kur ka ardhur gruaja e tij duke qëlluar 4 herë ndaj tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Po sipas të njëjtëve dëshmitarë, Violeta Donaj, sëbashku me kunatën kanë shkuar pas burrit me një makinë private, ndërsa viktima kishte mbërritur pak minuta më herët me një fugon mallrash. Sapo ka zbritur nga makina, 35-vjeçarja ka qëlluar me 4 plumba ndaj bashkëshortit duke e lënë në vend të vdekur. Ajo u ndalua nga policia pak çaste më pas, duke u vënë në pranga. 


(Viktima Kujtim Donaj, 42-vjeç)