TIRANE- Kastriot Fejzo, 49 vjeç është arrestuar ditën e sotme në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' në kryeqytet pasi ishte shpallur në kërkim për një vrasjen e dy komisionerëve zgjedhorë të Partisë Socialiste në vitin 1997. Lidhur me këtë ngjarje ai ishte dënuar me 17 vjet e 6 muaj e 24 ditë burgim.
Në momentin e ndalimit ai është prezantuar me gjeneralitetet e kushëririt të tij, por pas shoqërimit në komisariat ka rezultuar se ishte personi i shpallur në kërkim.
Atij i janë gjetur dhe sekuestruar 20 mijë dollarë amerikan dhe 2 milionë lekë, që sipas policisë ishin të përfituara në mënyrë jo të ligjshme.
Fejzo kërkohej prej kohësh nga Interpoli për vrasjen e dy komisionerëve zgjedhorë në Ersekë Nako Skupra dhe Ilirjan Arapi. Ngjarja e rëndë u shënua në 29 qershor të 1997 në Ersekë ku 43 vjecari ekzekutoi komisonerët e Partisë Socialiste në momentin e transportimit të kutive të votimit në bashkinë e këtij qyteti. Gjatë kësaj ngjarje mbetën të plagosur edhe shtetasit Taqo Skupra, Alfred Shehu, Kastriot Zenollari, Arben Arapi plagosur edhe Shaban Koxhaj.
Për ngjarjen e 29 qershorit 1997 në Ersekë akuzohen 7 persona. Nga këta 4 janë arrestuar, kurse tre të tjerë dyshohen se fshihen në Angli. Tre personat që dyshohet se fshihen në Angli janë Hysni Dervishi, Roland Hasani dhe Spartak Sageri.
Me dy të vrarë e pesë te b plagosur duhet ti jepnin burgim të perjetshem dhe jo 17 vjet. Tmerr!
PërgjigjuΤον γνωρίζετε;; Ξέρετε εάν είναι αλήθεια;;
Jo vetem ne ndertuar Po ne te gjithe sektoret epunes prandaj rinia braktis vendlindjen per te bere nje jete me dinjitose
Përgjigju