TIRANE- Përfundon në qeli rreth 14 vite pasi kreu një vrasje të dyfishtë pas konfliktit për borxhin e pashlyer. Avni Majallari, 52 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzit, u arrestua ditën e djeshme nga policia e kryeqytetit. I shumëkërkuari u kap në banesën e tij ndërsa në dorë mbante një pistoletë. Policia ka gjetur një sasi municionesh në banesën e të arrestuarit të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ngjarja
Krimi për të cilën u dënua me burgim të përjetshëm 52-vjeçari, Avni Majallari ka ndodhur në vitin 2000 në segmentin rrugor Tiranë-Dajt. Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, Majallari ka vrarë me armë zjarri shtetasit Aramando Nelaj dhe Ilir Gjuzi. Mes autorit dhe viktimave, kishte nisur një konflikt për një borxh të pashlyer. Nelaj dhe Gjuzi i kishin marrë një sasi parash borxh Majallarit dhe nuk ua kishin shlyer. Për këtë arsye, mes tyre kishte pasur debate. Pas konflikteve, Majallari është përballur me dy borxhlinjtë në rrugën Tiranë-Dajt ku dhe i ka qëlluar me pistoletë duke i lënë të vdekur.
Arrestimi
Pas ngjarjes, autori i krimit mundi të largohet duke u shpëtuar prangave, ndërsa policia kreu identifikimin e tij dhe e shpalli në kërkim. Më datë 11 janar të vitit 2001 Gjykata e Tiranës e dënoi 52-vjeçarin me “burgim të përjetshëm”, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim. Ndërkohë që gjatë ditëve të fundit policia kishte siguruar të dhëna në rrugë operative për vendndodhjen e të kërkuarit dhe dje organizoi një operacion, i cili u finalizua me kapjen e tij.
Burime nga policia thanë se Avni Majallari u kap në banesën e tij në zonën e quajtur “Profarma” në Tiranë. Ai mbante një pistoletë në dorë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia tha se gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në banesën e të kërkuarit u gjet një automatik kallashnikov, një pistoletë tip “Cervena Zastava” si dhe një sasi e konsiderueshmë fishekësh e municionesh. Megjithëse i shpallur në kërkim prej 14 vitesh, Majallari kishte mundur të qëndronte në liri duke u strehuar jashtë shtetit si dhe në banesën e tij në Tiranë. Policia bëri të ditur se ai iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ndërkohë që nisi procedimin penal për veprën penale të “armëmbajtjes pa leje”.Shkrimi u publikua sot (02.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
/Shqiptarja.com
Ngjarja
Krimi për të cilën u dënua me burgim të përjetshëm 52-vjeçari, Avni Majallari ka ndodhur në vitin 2000 në segmentin rrugor Tiranë-Dajt. Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, Majallari ka vrarë me armë zjarri shtetasit Aramando Nelaj dhe Ilir Gjuzi. Mes autorit dhe viktimave, kishte nisur një konflikt për një borxh të pashlyer. Nelaj dhe Gjuzi i kishin marrë një sasi parash borxh Majallarit dhe nuk ua kishin shlyer. Për këtë arsye, mes tyre kishte pasur debate. Pas konflikteve, Majallari është përballur me dy borxhlinjtë në rrugën Tiranë-Dajt ku dhe i ka qëlluar me pistoletë duke i lënë të vdekur.
Arrestimi
Pas ngjarjes, autori i krimit mundi të largohet duke u shpëtuar prangave, ndërsa policia kreu identifikimin e tij dhe e shpalli në kërkim. Më datë 11 janar të vitit 2001 Gjykata e Tiranës e dënoi 52-vjeçarin me “burgim të përjetshëm”, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim. Ndërkohë që gjatë ditëve të fundit policia kishte siguruar të dhëna në rrugë operative për vendndodhjen e të kërkuarit dhe dje organizoi një operacion, i cili u finalizua me kapjen e tij.
Burime nga policia thanë se Avni Majallari u kap në banesën e tij në zonën e quajtur “Profarma” në Tiranë. Ai mbante një pistoletë në dorë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia tha se gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në banesën e të kërkuarit u gjet një automatik kallashnikov, një pistoletë tip “Cervena Zastava” si dhe një sasi e konsiderueshmë fishekësh e municionesh. Megjithëse i shpallur në kërkim prej 14 vitesh, Majallari kishte mundur të qëndronte në liri duke u strehuar jashtë shtetit si dhe në banesën e tij në Tiranë. Policia bëri të ditur se ai iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ndërkohë që nisi procedimin penal për veprën penale të “armëmbajtjes pa leje”.
Shkrimi u publikua sot (02.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)










