Vrau fqinjin se i vodhi drutë dhe u arratis duke kërcënuar gardianët, ekstradohet shqiptari

Pas arratisjes spektakolare nga burgu i Drenovës, 6 vjet më parë, është ekstraduar nga Greqia drejt vendin tonë, 37-vjeçari Gëzim Toma.  Toma ka bërë një vrasje në vitin 2013, të një 25-vjecari në Krastë të Martaneshit. Për këtë krim ai u arrestua në atë kihë dhe u burgos, por më 23 nëntor të po atij vitit, 2013, ai u arratis nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë. Por falë bashkëshpunimit me autoritetet greke ai u arrestua në 29 nëntor të 2013-ës, dhe gjithë këto vite ka qenë në duart e autoriteteve greke.

Gëzim Toma  kërcënoi me armë gardianët e burgut të Drenovës. Toma akuzohet për vrasjen e Fatos Daxhës të ndodhurnë Krastë në vitin 2013. Vrasja ndodhi si pasojë e një konflikti të nisur për vjedhje të druve të zjarrit, gjë për të cilën autori akuzonte viktimën. 

Ai është një nga shtatë të arratisurit nga Burgu i Drenovës, të cilët arritën t’i shpëtojnë arrestimit nga policia shqiptare, mes të cilëve edhe Admir Tafili i dënuar me burgim të përjetshëm për plagosjen e ish¬shefit të krimeve në Malësinë e Madhe, Prelë Pjetrushi,  dhe për vrasjen e dy vëllezërve të oficerit të policisë, Nikë dhe Gjovalin Pjetrushi.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia