TIRANE- Një vit pasi masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten, Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë e dënon me 16 vite burg, Genci Çarçanin. Vendimi u mor pas kërkesës së Prokurorisë, e cila kërkoi 30 vite burg për Çarçanin.
Në fakt gjykata vendosi 24 vjet burgim, por pranimi që i kishte bërë më herët kërkesës për gjykim të shkurtuar nga i pandehuri, i zbriti automatikisht 1/3-ën e dënimit duke e çuar përfundimit 16 vite burg dënimin.
Korrikun e vitit të kaluar, Çarçani sulmoi me thikë në rrugë Tefta Tashko, pranë gjimnazit Ismail Qemali, në Tiranë, bashkëshorten Valbona, duke e lënë atë të vrarë në vend.
Sipas akuzës, çifti kishte dy vite i divorcuar pas 20 viteve të martesës që kishin patur së bashku. Shkak për grindjet e shpeshta edhe pas divorcit ishin vonesat e pagesës së shumës financiare për dy vajzat që kishte marrë në kujdestari Valbona pas divorcit.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO