Vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas, gjykata e Lezhës lë në burg 49-vjeçarin! Besnik Pjetri ‘kyç’ gojën para gjykatës

Besnik Pjetri, i cili akuzohet për vrasjen e ish-vjehrrit dhe ish-kunatit të tij në fshatin Gryk Zezë të Lezhës do të qëndrojë në burg. 49-vjeçari i cili u arrestua të premten nga Policia, u njoh me rivlerësimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Lezhës. Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se Pjetri nuk ka folur asnjë fjalë në lidhje me krimin e dyfishtë të ndodhur në muajin gusht dhe akuzat e ngritura ndaj tij.

Por pasi dëgjoi palët, gjyqtari Artan Hajredinaj, pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë "Arrest në burg", për 49-vjeçarin. Besnik Pjetri u vu në pranga  mëngjesin e së premtes nga forcat RENEA, pas punës gjurmuese-policore të strukturave hetimore dhe operacionale të Policisë së Lezhës.

Ai u lokalizua dhe u arrestua në një banese të braktisur në fshatin Kaçinar të Mirditës, falë kërkimeve të pandërprera dhe ndjekjes intensive të policisë. Nga veprimet hetimore, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, rezulton se 49-vjeçari, më datë 29.08.2022, për shkak të një konflikti me familjarët e ish-bashkëshortes së tij, ka vrarë me armë zjarri shtetasit Pjerin dhe Gent Perjaku (babai dhe vëllai i ish-bashkëshortes së tij), përkatësisht 56 dhe 32-vjeç.Ndaj tyre u qëllua me breshëri plumbash sapo kishin hyrë në oborrin e banesës së tyre në fshatin Grykë Zezë dhe nga plagët e marra gjetën vdekjen e menjëhershme.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes identifikoi autorin, por pa arritur që ta prangosë dhe prej më shumë se 3 mujash ai qëndronte në arrati. Babë e bir ishin kthyer ditën e ngjarjes nga Italia ku jetonin prej shumë vitesh, pasi kishin patur një dasëm në vendlindje tek disa të afërm të tyre. Siç duket ish-dhëndri i ka ndjekur lëvizjet e objektivave të tyre dhe sapo janë kthyer në banese është afruar dhe ka qëlluar me breshëri plumbash.

Pjetri i cili ishte babai i dy vajzave ishte divorcuar, prej më shumë se 6 vitesh nga gruaja e tij dhe që prej asaj kohe kishte patur konflikte të vazhdueshme më ish-gruan dhe familjen e saj.49-vjeçari pretendonte se familja e ish-nuses së tij i kishte borxhe dhe nuk ja kishin kthyer, ndërsa së fundmi nuk e kishin lejuar të takonte as vajzat çka dyshohet të jetë bërë shkak dhe për krimin e rëndë.

Besnik Pjetri dhe 2 viktimat

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë