TIRANË- Gjykata e Penale e Tiranës i ka kthyer prokurorisë dosjen e ish-policit Arbër Sula, i cili vrau me armë zjarri në një market në orët e para të mëngjesit të 14 dhjetorit 2021, Jurgen Dukën, për të ndryshuar kualifikimin e veprës penale. Prokurori Petri Hysi erdhi në gjykatë me akuzën e "vrasjes në kushtet e tronditjes së rëndë psikike", ndërsa në vlerësim të gjykatës akuza duhet të jetë "vrasje për cilësi të veçanta".
I pandehuri kishte kërkuar gjykim të shkurtuar, që nuk i është pranuar nga gjykata, ndërsa pritet që prokuroria të tërheq dosjen dhe të vij me një akuzë të re. Ish-agjenti i krimeve me detyrë në Dibër, qëlloi me armë zjarri për vdekje 29-vjeçarin në konfliktin e nisur për radhën e pagesës në market në rrugën ‘Irfan Tomini’. Fillimisht Duka mbeti i plagosur ndërsa ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë pasi plumbi e preku në zemër. Arbër Sula ishte në arrati për më shumë se dy muaj, teksa u vetëdorëzua në polici në 1 mars të këtij viti.
Jurgen Duka nuk ishte një emër i panjohur për policinë pasi rezultoi me precedent të mëparshëm kriminal. Rasti më i fundit, në vitin 2020 ai u arrestua së bashku me Elison Hysenbelli në kuadër të operacionit anti-drogë mes Italisë dhe Shqipërisë, të koduar ‘Riviera’ dhe do ekstradohej drejt vendit fqinj për t'u gjykuar.
G.MO/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.3%
-
Jo
83.7%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 3113
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ 75 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Kinë, ministri Hasani pret të Dërguarin e Posaçëm e Qeverisë kineze
2 Korrik, 18:00
-
Tiranë /Falsifikonte stampa dhe formularë, në pranga një person (EMRI)
2 Korrik, 13:31
-
Vrasja e Aureljo Dervishit në Tiranë, prokuroria çon në gjyq 4 adoleshentët dhe zbulon shkakun: Xhelozia për një vajzë
2 Korrik, 11:36
-
Bashkëpunim policor me Moldavinë, Balla: Intensifikojmë numrin e marrëveshjeve, në funksion të kapjes së personave në kërkim
1 Korrik, 15:22
-
Kapet në Spanjë 31 vjeçari i kërkuar nga drejtësia shqiptare, Apeli i Tiranës e kishte dënuar me 4 vite burg (EMRI)
1 Korrik, 15:00
-
VIDEO/ Digjen 5 dyqane gjatë natës në Kamëz, dëme materiale
1 Korrik, 07:10
-
Kavajë/ Plagoset me armë zjarri një 43 vjeçar, policia në kërkim të dy autorëve
30 Qershor, 20:45
-
Qytetarët në radhë të zemëruar në Spitalet Publike, të moshuarit për Report Tv: Të gjitha shërbimet në privat
30 Qershor, 18:56
-
Mbi 600 ndeshje në stol dhe 7 trofe të fituar, karriera e Bejkush Birçes si trajner
30 Qershor, 18:43
-
Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet
30 Qershor, 18:08
-
Tiranë/ Zhvillohet meshë përshpirtjeje në kujtim të viktimave të gjenocidit grek ndaj çamëve
30 Qershor, 17:58
-
Veliaj: Do rikthejmë Kavajën në PS! Ata që digjnin gjithë Shqipërinë, sot djegin njëri-tjetrin
30 Qershor, 12:26