Gjykata e Lartë rikthen për gjykim pranë Apelit të Krimeve të Rënda procesin gjyqësor ndaj Dritan Dajtit, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e katër efektivëve të policisë në vitin 2009 gjatë një operacioni për arrestimin e tij në plazhin e Golemit.
Vendimi për të ribërë nga e para gjyqin në Apelin e Krimeve të Rënda është marrë këtë të mërkurë në kolegjin penal të gjykatës së lartë nën kryesin e relatorit Edmond Islamaj.
Si përfundoi dosja “Dajti” në Gjykatën e Lartë?
Më 23 korrik 2014 shkalla e parë pranë krimeve të dënoi Dajtin me burg përjetë pas plot 280 seancave dhe një proces që zgjati 6 vite.
Dënimi me burg përjetë u ankimua nga Dritan Dajti dhe më 1 dhjetor 2014 apeli i krimeve vendosi të prish burgimin përjetë dhe rikthye procesin për rigjykim, në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.
Ky vendim i apelit që rihapte procesin nga e para dhe rrëzonte dënimin me burg përjetë u ankimua në gjykatën e lartë me rekursin e prokurorisë depozituar më 9 Janar 2015 dhe pas më shumë se një viti kolegji penal doli me vendim këtë të mërkurë duke e rikthyer dosjen në apel.
Me këtë vendim të gjykatës së lartë pas 7 vitesh dosja “dajti” mbeten ende pa një vendim përfundimtar dhe pritet tashmë caktimi me short i trupës gjyqësore që do të shqyrtojë ankimin e Dritan Dajtit.
Dajti u prangos në 2009 dhe u vu nën akuzë për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” kryer ndaj punonjësit të policisë Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, por këto akuza ai i mohoi duke deklaruar se qëlloi me armë për tu vetëmbrojtur pa e ditur se ata ishin policë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO