TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur dot as sot të zhvillojë seancën e parë ndaj Ilir Xhakjes, i akuzuar si autor i vrasjes së kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj më 13 shtator 2012.
Shkak për shtyrjen e seancës së parë është bërë sërish kërkesa e palës mbrojtëse që kërkoi largimin nga trupi gjykues i dy anëtarëve, Nertina Kosova dhe Liljana Bako me argumentin se këto dy anëtare e kanë gjykuar Xhakjen në një çështje tjetër gjyqësore dhe prezenca e tyre nuk është në përputhje me të drejtat e klientit të tij.
Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu seancën dhe vendosi datën 12 shkurt për seancën e radhës.
Ilir Xhakja është autori i ekzekutimit me breshëri automatiku të shefit të komisariatit të Shijakut Adem Tahiraj rreth orës 18:00 të 13 shtatorit 2012 në vendin e quajtur Katund Sukth të Durrësit, gjatë një operacioni kontrolli për armëmbajtje pa leje.
Shefi i komisariatit të Shijakut po kryente kontrolle rutinë ndaj makinave të dyshimta, kur edhe ndaloi makinën e Ilir Xhakjas, i cili ka qëlluar nga brenda makinës duke e lënë të vdekur kryekomisar Tahiraj.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com