Vrau kunatin që i kishte përdhunuar vajzën që në moshën 9 vjeçare, lirohet nga qelia 50 vjeçari shqiptar në Greqi

Vrau kunatin që i kishte përdhunuar vajzën që në moshën 9 vjeçare, lirohet nga qelia 50 vjeçari shqiptar në Greqi

1705330912_greqi.PNG

50 vjeçari shqiptar i cili vrau kunatin e tij 33 vjeçar Erion Pelivani pasi ky i fundit kishte abuzuar seksualisht me vajzën e vogël që në moshën 9 vjeçare, është lënë në arrest shtëpie nga gjykata greke në Volvos. 

Pas vendimit të dhënë ditën e sotme, familjarët e autorit shpërthyen në lot dhe në duartrokitje.

Të dy avokatët mbrojtës të të pandehurit, Alexis Kougias dhe Michael Vasilikos, që u vetëofruan për ta mbrojtur 50 vjeçarin shqiptar, u shfaqën të emocionuar në deklaratat e tyre për gazetarët.

" Ndihem mirë , ashtu si e gjithë shoqëria greke ndihet mirë," tha Alexis Kougias.

Siç raportojnë mediat greke, hetuesi dhe prokurori nuk ranë dakord për rastin e 50 vjeçarit dhe Këshilli Gjyqësor në Volvos do të vendosë për këtë çështje. Deri më atëherë, shqiptari i akuzuar për vrasjen e kunatit të tij do të jetë në arrest të përkohshëm shtëpie.


Lajmi kryesor:

Greqi/ Vrau kunatin pasi i përdhunoi vajzën e mitur, shqiptari lirohet nga qelia! Lot dhe duatrokitje në gjyq! Avokatët: Shoqëria greke ndihet mirë me vendimin


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë