Vrau kushëririn e tij në Greqi pak çaste para se të kryenin një grabitje të planifikuar më parë, i shpëton burgut përjetë Denis Zaka.
Zaka ka dalë këtë të martë para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku ka pranuar vrasjen e Vladimi Murrizit dhe gjykata pranoi kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar.
Vrasja e Murrizit u shënua në Gusht të 2016 në Greqi, ndërsa vrasja u zbulua dy javë më pas nga policia e Fierit e cila vuri në hetim Zakën.
I braktisur nga familjarët Zaka doli para gjykatës aty ku shpjegoi se si kish vrarë me thikë Murrizin e më pas e kishte groposur për të humbur gjurmët.

Denis Zaka para gjykatës
Pergjimet
Kane qene përgjimet telefonike ato qe zbardhën krimin dhe çuan në prangosjen e 26-vjeçarit Denis Zaka.
Sipas hetimeve të prokurorisë së Lushnjës për zbardhjen e krimit të 3 Gushtit në Larisa të Greqisë është dashur vënia në përgjim e telefonit të Denis Zakës.
Pak orë pas krimit Zaka ka folur me Greta Murrizin bashkëshorten e Vladimir Murrizit, kushëririt të cilin ai e vrau me thikë.
Ngjarja
Siç bën të ditur Policia e Fierit, më datë 7 gusht, Zaka së bashku me babain e kushëririt të tij (të vrarë) kanë shkuar në Policinë e Fierit ku kanë bërë denoncimin për vrasjen e tij. Mersin Murrizi ka kallëzuar se djali i tij Vladimiri është vrarë në Greqi, duke sjellë edhe si dëshmitarë Denis Zakën, kushëririn e parë të tij me të cilin ka qenë bashkë në Greqi, pa e ditur se do të ishte pikërisht ai autor i vrasjes së djalit.
Policia nisi menjëherë hetimet duke marrë në pyetje katër persona që kishin dijeni për veprën penale, si dhe bëri këqyrjen e telefonave, tabulateve, SMS-ve dhe rrjeteve sociale me të cilët kishte komunikime.
Nga kryerja e veprimeve proceduriale lindën dyshime të bazuara se i dyshuari për vrasjen ishte Denis Zaka, kushëriri i parë i tij. Ai është intervistuar nga hetuesit dhe ka rezultuar se kishte kontradikta në thënie që nuk përputheshin me tabulatet telefonike.
Motivi i sherrit/ Autori i tha viktimës se e tradhton gruaja
Vrasja e Vladimir Murizit nga fshati Shën e Premte i Lushnjes ndodhi për shkak të një fyerje që autori bëri në adresë të gruas së viktimës. Autori Denis Zaka kishte shkuar pranë kushëririt të tij për të punuar bashkë me të si bari ndërsa natën e vrasjes kishin planifikuar të vidhnin një korrëse bari në fshatin Ksioneri të Larisës të Greqisë. Përpara se të niseshin për të vjedhur kishin pirë disa birra në një lokal të fshatit. Rrugës autori i tha viktimës se gruaja që jetonte në Shën e Premte e tradhëtonte. Viktima nuk e ka pritur mirë dhe i është përgjigjur duke e goditur me një shufër hekuri, të cilin e kishte marre me vehte si mjet mbrojtës gjatë vjedhjes që do kryenin. Kushëriri iu kundërpërgjigj duke e goditur me thikë, të cilën gjithashtu e kishte marrë për mbrojte. Viktima u godit me thikë në pjesën e djathte të barkut duke mbetur i vdekur në vënd.
Pas kësaj Zaka e ka groposur në afërsi të stanit ku punonin si barinj. Dy ditë më pas në dt. 6 gusht u kthye në Shqipëri iu u tregoi familjarëve të viktimës se ky i fundit u vra nga dy persona nga Elbasani. I ati i viktimës bashkë me autorin shkuan në policinë e Fierit ku në cilësinë e dëshmitarit autori rrëfeu vrasjen me detaje por duke ndryshuar autorësinë.
Ai u tha oficerëve të policisë së Fierit së Vladimiri u vra nga dy persona nga Elbasani duke dhënë edhe identitetin e tyre. Policia e Fierit nisi hetimin për të verifikuar thëniet e tij duke zbuluar brenda 10 orëve të marrjes në pyetje se dëshmitari kishte kontradikta në dëshminë e tij. Pas disa orësh marrjesh në pyetje Zaka dorëzohet duke treguar se vrasjen e kreu ai vetë dhe madje u tregoi edhe vendin se ku e lishte varrosur kushëririn. Policia e Fierit dërgoi të dhënat në policinë greke ku kjo e fundit zbuloi viktimën të varrosur në stan dhe armën e krimit që autori e kishte lënë në banesën e tij.
Vrasja e tmerrshme e kushëririt e kishte tronditur autorin duke e bërë depresiv. Një ditë pas vrasjes ai e kishte zhvarrosur kufomën për të parë nëse ishte e vërtetë ajo që ndodhi një natë më parë. Po atë ditë ai komunikoi me SMS me telefon me familjarët e viktimës duke u shtirur si Vladimiri e më pas e shkatërroi telefonin dhe u kthye në Shqipëri. Ngjarja ndodhi në 3 gusht në fshatin Ksioneri të Larisës, në Greqi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO