Vrau kushëririn në Shkodër për qiranë, Apeli i ul dënimin në 19 vite burg Lek Vuksanit

Vrau kushëririn në Shkodër për qiranë, Apeli i ul dënimin në 19 vite burg Lek Vuksanit

Lekë Vuksani

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka ulur dënimin për Lekë Vuksanin, i cili më 2 maj të vitit 2023 vrau me armë zjarri në Shkodër kushëririn e tij Petrit Vuksani.

Shkalla e Parë në Shkodër vendosi dënimin e tij me 21 vite burg, teksa me gjykim të shkurtuar dënimi iu u le në 14 vite burg, për vrasje me dashje dhe mbajtje pa leje të armës.

Ndërkohë, pas dërgimit të çështjes në apel nga i pandehuri, ditën e djeshme u mor vendimi që Lek Vuksanin ti ulet dënimi i përgjithshëm në 19 vite burg për të dy veprat penale dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet në 12 vite burg.

'Në përfundim të gjykimit, më datë 24.10.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Marsela Pepi dhe anëtar z. Fatri Islamaj dhe znj. Edlira Petri, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 744 (1667), datë 03.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për sa i përket kualifikimit ligjor dhe masës së dënimit të caktuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Ndryshimin e vendimit nr. 744 (1667), datë 03.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për pjesën tjetër si më poshtë:

Deklarimin fajtor të të pandehurit L. V për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal bashkimin e dënimeve dhe dënimin e të pandehurit L. V me 19 (nëntëmbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale zbritet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 12 (dymbëdhjetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim.', thuhet në vendimin e Apelit të Përgjithshëm.

Si ndodhi ngjarja? 

Ngjarja ndodhi mesditën e 2 majit 2023 rreth orës 12:15 në lagjen 'Skëndërbeg' të Shkodrës, pas një konflikti për qiranë e banesës në pronësi të viktimës.

51-vjeçari Petrit Vuksani i kërkoi qiraxhiut të tij qiranë e banesës ku jetonte, kjo mesa duket ka nxitur konfliktin mes tyre dhe më pas ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit automatik nga 34-vjeçari. Në momentet e fundit të jetës së tij, Petrit Vuksani ndodhej në shtëpinë e tij dhe sapo ishte kthyer nga Anglia ndërsa vajzat e tij banojnë në Itali.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/10/2024 01:31

    Zhgenjimi i rradhes nga gjykatat tona te kalbura.Vrasje me dashje,armembajtje pa leje,ky duhet te kishte marre /burg per jete/,me gjykim te shkurtuar e me forme te prere, mund t'i ishte ulur me 35-30 vjet burg,asnje muaj me pak.Cfare ben gjykata,e denon perfundimisht me 12 vjet,qe pavaresisht deklarates zyrtare,i bie 7 vjet per armen e 5 vjet per vrasjen ME DASHJE dhe me numrat qe bejne avokatet,s'besoj se i ben te plota dhe keto! Nje pyetje per gjyqetaret qe e ndriten me kete vendim:Vrau me dashje nje njeri me arme,apo vrau pa dashje nje apo dy lope me makine,se vendimi duket sikur eshte dhene me lopet ne mendje,jo jeten e humbur te njeriut?!

    Përgjigju
  • Lui: 25/10/2024 16:07

    Pordhe me rigon e rradhes nga gjygjet mutsihane shqiptare KY duhet te kishte burg per jete shqiperi te Kam dhjere si ste mora vesht asnjehere

    Përgjigju
  • Kanuni: 25/10/2024 15:01

    Pushke e bukur!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!