Vrasja e dy miqve të Ervis Martinajt, Gjykata e Kurbinit dënon me burgim të përjetshëm Eduart Lamaj dhe 33 vite burg për Ilir Xhepajn

Gjykata e Kurbinit ka dënuar me burgim te përjetshëm Eduart Lamajn dhe me 33 vite burg Ilir Likaj (Xhepaj). Ata u gjetën fajtor për vrasjen e dy miqve të Ervis Martinaj, Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në një lokal në Gjorm të Kurbinit. Vendimi u dha këtë të martë nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Alda Sadiku, ndërsa të njëjtën masë dënimi kishte kërkuar edhe prokuroria e cila dha konkluzionet në fillim të këtij muaji.

Ilir Lika u arrestua në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ndërsa Eduart Lamaj është ndaluar teksa merrte mjekim në ambientet e një klinike private në zonën e “Qytet Studentit”. Lamaj, në këtë ngjarje mbeti i plagosur në këmbë, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit që pati me njërin prej viktimave, Bujar Lika.Prokuroria në pretencën e saj ka pretenduar se Eduard Lamaj dhe Ilir Lika, kanë bashkëpunuar së bashku dhe me dy persona të tjerë, për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit.

Ndërsa në kërkim për këtë ngjarje të rëndë janë shpallur Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi, të cilët prej dy vite ende nuk janë arrestuar nga policia e Shtetit. Procesi ndaj dy personave të kërkuar është pezulluar me një afat 1 vjeçar. Eduart Lamaj akuzohet se ka pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa miqtë e tij Ilir Lika (Xhepaj), Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi në rolin e ndihmësit.

Në dëshminë e tij, Eduart Lamaj është shprehur se u ka kërkuar ndihmë tre shokëve të tij për realizimin e planit, por objektiv sipas tij ishte Ilirjan Allamani, i cili në ato momente nuk ka qenë në ambjentet e lokalit, por me të kishte konflikte të hershme që në Itali për drogë, ky ku i fundit nuk i jepte borxhin. Krimi i dyfishtë ndodhi mbrëmjen e 30 majit të vititi 2020 në një lokal në autostraden Milot-Mamurras, pranë fshatit Gjorm të Kurbinit, teksa Bujar Lika dhe Paulin Gjergji po pinin kafe në shoqërinë e njëri tjetrit u sulmuan me armë nga skuadra me 4 persona.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shoku: 18/10/2022 22:53

    Ne gjykaten e Apelit do ja ulin 35 vjet dmth qe del mbas 10 vjetesh,keta kane mbrapa sponsor te fuqishem dhe po I pergjigjen dhe me avokatet me te mire.

    Përgjigju
    • Ben: 28/05/2024 00:35

      Ilir Xhepaj truri i grupit qe ka inskenuar grabitjen e Paulin Gjergjit duke futur ne kurth shoket nepermjet konfliktit te Eduard Lamaj me Arjan Allarmani

    • Miri: 19/10/2022 00:28

      Kush a sponsori o .ar dhe ti si tan hoxha pa thoni sponsorit me emer e mbiemer ta marrin vesht dhe kta qe as vet se din po jeni tu fut njerzit ne hasmeri me helmet qe nxirrni nga goja, se avokatet i kan marr familjart nuk lehet fmija ne rrug pavarsisht gabimit qe ka ba po jeni shpirt zi dhe vetem i hidhni benzines zjarr

  • Laci: 18/10/2022 22:53

    Artan hoxha me ato qe ka than sot mbazdite per ket ngjarje e ka vertetu plotsisht se asht nje personazh i paguar nga krimi dhe ban gjithqka qe te devijoj hetimet,ne te gjitha ato qe ka than per ket ngjarje sot as edhe 1% sasht e vertet,nuk asht e vertet qe aty kan vra bujarin dhe paulinin nuk asht e vertet qe kta e kan thirr dhe plagos kreshnik tushen nuk asht e vertet qe kta po i mbron dikush nga jashta dhe po i financon asgja nga kto sjan te verteta, e verteta asht qe 2 nga kta e kan dit se per qa po shkojn aty ndersa dy te tjert jan viktimat e shoqeris shqiptate ne dit te sotit qe te thon po ikim per filan gja dhe e verteta a tjeter,e verteta do dale shum shpejt.por zoti hoxha asht i financum te devijoje hetimet ne cdo lloj menyre kjo asht pak por e sigurt.

    Përgjigju
  • Endi: 18/10/2022 17:29

    Gjyna se sapo kishte bere buzet tani do i perdori per gje tjeter dhe per kapje sapuni

    Përgjigju
  • Turi: 18/10/2022 16:34

    Te gjithe i masakroni dhe ata qe bejne rolin e vezhguesit duhet ti denoni me burg jete , per vrasesit duhet toleranca zero nese doni qe te kete qetesi publike

    Përgjigju
  • Alb: 18/10/2022 16:16

    9000 ero kushton nje ibugosure ne vite ne shqipnin. lum ato si paguje taksa. Kuse PPSH I kushtote nje pume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Shkodër/ Plagosi babain dhe e kërcënoi se do ta vriste, arrestohet 29 vjeçari

E rëndë në Shkodër/ Plagosi babain dhe e kërcënoi se do ta vriste, arrestohet 29 vjeçari