Tirane- Shqiptarja.com siguron vendimin e dënimit të Julian Gjoshit dhënë nga gjyqtarja Shefkie Demiraj më 23 dhjetor 2021. Tre vite pasi doli nga burgu, kunati i Altin Hajrit, vrau me pistoletë të dielën e 1 dhjetorit 2024 në Ndroq të Tiranës 50-vjeçarin Alfred Dedja.
Gjatë dëshmisë së tij 27 vjeçari pretendoi para hetuesve se kishte krye krimin pasi ky I fundit e ofendonte. Ndërkohë Alfred Dedja rezulton se kishte punuar dhe si menaxher në kompleksin Golden, të kunatit të tij, Altin Hajri (burri I motrës së Gjoshit) dhe ku në u rrëmbye dhe u zhduk Jan Prenga në 2020.
Në dosjen e SPAK, nga përgjimet e Sky Ecc rezultoi se në janar 2021 Altin Hajri i ka kërkuar ndihmë ish deputetit të PS-së Jurgis Çyrbja për të liruar kunatin e tij, pikërisht Julian Gjoshi i cili ishte kapur me pistoletë 'Bereta'. Në përgjime thuhej se ai ishte gati të paguante deri në 20 miëj euro vetëm të prisheshin provat për kunatin e tij që ishte kapur me pistoletë pa leje.
Por çfarë ka ndodhur në gjyqin e Gjoshit
Gjoshi ra në pranga më 19 janar të 2021, pas një kontrolli rutinë të forcave operacionale “Shqiponjat” ku e konstatuan duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Pas kontrolleve në makinë poshtë sediljes së shoferit, i gjetën një armë zjarri pistoletë dhe karikatorin me fishekë brenda saj. Ndaj tij rëndoi akuza “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve ne menyre te parregullt ”
Ndërsa doli në gjyq në dhjetor 2021. Në seancë prokurori Hysni Mulaj kërkoi dënimin me 4 vite burg për Julian Gjoshin, por gjykatësja Shefkie Demiraj e cila sot është e shkarkuar nga vetingu e konvertoi kohën e vuajtjes me 3 vjet shërbim prove dhe Julian Gjoshi doli nga burgu. Edhe avokati Ilir Murati pranoi akuzën por që dënimi përfundimtar të ishte më i ulët 3 vjet e 4 muaj burg.
Çfarë deklaroi në gjykatë Gjoshi?
Në Gjykatë ai tha se pistoletën e kishte gjetur më parë dhe e kishte futur në makinë për ta dorëzuar në Komisariatin e Policisë. Në momentin që e ka gjetur dhe futur në makinë shoku i tij E. B. nuk ka qenë prezent dhe nuk ka pasur fare dijeni. Në vendimin që Shqiptarja.com disponon thuhet se i riu ka shprehur pendesë duke kërkuar gjykim të shkurtuar dhe kjo kërkesë u pranua si nga prokurori dhe avokati.
Gjyqtarja Shefkie Demiraj vendosi ta lirojë më 23 dhjetor të vitit 2021 ndërkohë që gjykimi i tij u bë me procedurë të shkurtuar, ku përfitoi zbritjen e dënimit me 1/3.
Pse duhej liruar sipas gjyqtares?
Në vendimin e argumentuar, gjyqtarja Shefkie Demiraj e mbështeti lirimin e Julian Gjoshit tek pendesa e të riut për krimin por dhe tek një raport koronografie që tregonte se Julian Gjoshi atëherë 23 vjeç vuante nga zemra. Gjithashtu në dispozicion të gjykatës ishte vendosur dhe një certifikatë familjare ku vërtetohej se Juliani jetonte me dy prindër të moshuar.
Gjykata çmoi se i pandehuri ndodhej në kushtet e nenit 59 te K.Penal, mbi rrethanat lehtësuese. Për këtë mori në konsideratë faktin se e i pandehuri ka mbajtur qëndrim pendues ndaj veprave penale te kryer nga ana e tij gjate shqyrtimit gjyqesor
“Gjykata ne aplikimin e nenit 59 te K Penal ka ne qender te vemendjes gjendjen e rende shendtesore te te pandehurit ku sipas raportiti te koronografise date 21.09.2020 eshte arritur ne konkluzion Infarkt akut miokardi pa ngritje te segmentiti ST, ne pacient me stenoze kritike te trunkut komun dhe semundje 3- vazale te artiereve koronare . Rekomandimet revaskularizim kirurgjikl urgjent (provuar ky fakt me raportit te koronografise date 21.09.2020 akte mjekesore te tjera te administruar ne fashikull si raporti i shtrimit date 10.07.2020, raporti i daljes date 24.07.2020, flete dalje date 24.07.2020 )
Gjykata gjithashtu ne aplikimin e nenit 59 te K Penal ka ne qender te vemendjes faktin se i pandehuri dhe familja e tij gezojne respekt ne komunitetin ku jetojne (provuar ky fakt me karakteristike nr 203 prot date 22.06.2021
I pandehuri jeton vetem me dy prinderit e tij te moshuar , (provuar ky fakt me certificate familjare date 22.06.2021)
Gjykata merr ne konsiderate edhe gjendjen e renduar shendetesore te babait te te pandehurit ku sipas aktit mjekesor nr 1213 regjistri leshuar nga mjekja J. C. ,nder te tjera thuhet se duhet te kete familjarin ne cdo moment per perkujdesje.
Gjykata ne qender te vemendjes ka faktin se nga eksperimet e kryera dhe krahasimet e gezhojave eshte konkluduar se “gezhojat e regjistruara ne sistemin arsenal” nuk u identifikuan te qitura nga psitoleta “.” e kalibrit . mm me nr ... Pra kjo arme nuk eshte perdorur ne asnje ngjarje te qitjes me arme .
Gjykata cmon se ky dënim është plotësisht i justifikueshëm ne raport me rrezikshmërinë shoqërore të vepres penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve ne menyre te parregullt” rrethanave të kryerjes së saj si dhe rrezikshmërinë e të pandehurit në rastin konkret duke aplikuar nenin 59 te K Penal. Gjithashtu Gjykata çmon se ky dënim do t’i shërbejë edukimit të të pandehurit, parandalimit të kryerjes së veprave penale nga ai si dhe parandalimit të përgjithshëm të ketyre veprave penale në shoqëri' argumentohet në vendim
Vendimi
Në fund gjykata e shpalli fajtor për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe municionit parashikuar nga neni 278/1 dhe “Drejtimi i automjeteve ne menyre te parregullt” dhe në bashkim të dënimeve u dha 6 vite burg. Me aplikimin e uljes 1/3 e dënimit dënimi shkonte në 4 vite burg
Më pas ‘Ne aplikim te nenit 59 (te ndryshuar) te K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit te denimit me burgim te mbetur prej 2(dy) vjet , 7 (shtate) muaj e 9(nente) dite per te pandehurin Julian Gjoshi duke e vene ne prove per nje afat kohor prej 3 (tre) vitesh, me kusht qe gjate kesaj kohe i pandehuri te mos kryeje veper tjeter penale
Vuajtja e denimit i fillonte të pandehurit J. Gj. nga data e arrestimit ne flagrance 19.01.2021
Gjyqtarja e Gërdecit
Në 2022 komisioni i pavarur i Kualifikimit shkarkoi gjyqtaren Demiraj e cila ka qenë pjesë e trupit gjykues të shkallës së parë për dosjen e Gërdecit. Në mars të vitit 2012, 4 vite pas tragjedisë, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë dha vendimet për 29 të pandehurit e dosjes Gërdecit, duke shpallur 7 prej tyre të pafajshëm. Trupi gjykues përbëhej nga Fatmira Hajdari, Ridvan Hado dhe Shefkie Demiraj.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
Nga 2013 qe erdhen te ndershmit ne pushtet, seri ne 2021 kur kjo ka dhënë vendimin, çne akoma ne punë kjo?
Përgjigju