Vrau në oborrin e shtëpisë vëllanë e vrasësit të babait, prokuroria kërkon dënim me 8 vite burg për 17-vjeçarin në Lezhë

Vrau në oborrin e shtëpisë vëllanë e vrasësit të babait, prokuroria kërkon dënim me 8 vite burg për 17-vjeçarin në Lezhë

Florian Përvathi

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 8-vite burg të 17-vjeçarit Florian Përvathi, i cili në muajin janar të këtij viti vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj. Konkluzionet përfundimtare në lidhje me këtë çështje janë dhënë nga prokurori Sabri Kastrati, për akuzat "Vrasje për gjakmarrje" dhe "Mbajtja pa leje mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarak".

Organi i akuzës ka arritur të provojë se i riu e ka kryer krimin me paramendim për gjakmarrje, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë babanë, në vitin 2009, kur ishte vetëm 4-vjeç, ndërsa armën pistoletë e kishte siguruar në Shkodër rreth 1 vit para ngjarjes.

Tashmë do të jetë pala mbrojtëse që sot të japë konkluzionet e më pas pritet që trupa gjykuese të shprehet me vendim në lidhje me këtë çështje.

Florian Përvathi ekzekutoi me armë zjarri bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj, mesditën e 24-janarit të këtij viti në fshatin Manati të Lezhës, sapo viktima kishte hyre me makinë në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij. Menjëherë pas krimit u vetëdorëzua në polici duke treguar dhe motivet e ngjarjes

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/09/2022 02:04

    8 vjet per vrasje me paramendim,per hakmarrje dhe armembajtje pa leje?! E kam thene dhe me pare,ne Shqiperi prokuroret vlejne me shume se avokatet.Nejse, ky eshte nga ato zona ku s'ka per te bere per shume kohe hije mbi dhe'.Tani te jetoje me frike e me koken mbrapa,per aq kohe sa i ka mbetur.Cfare kujton se fitove me kete qe bere,nderin e gjakun ne vend? Asgje nuk ke fituar,perkundrazi,humbe.Kishe gjithe jeten perpara dhe u dogje ne emer te nje kanuni idiot e te mykur.

    Përgjigju
    • Luli: 12/10/2022 15:17

      Ne fakt eshte gjakmarrje eshte me e rende.

  • Gjyshi: 26/09/2022 11:38

    Sa bukur! Prokurori me kete vendim po nxit dhe stimulon Kanunin. Tani djemte qe nuk kane bere ende 18 vite o burra te marrim gjakun se nuk na denon njeri. Ky do dale dhe gjakmarrja do vazhdoje.Nuk vrau ate qe i kishte vrare baben dhe do kishte ndonje justifikim se gjoja ne kushtet e tronditjes se rene psikike. Vrau per gjakmarrje dhe ligji parashikon qarte. Nga i perjetshe ne 25 vite. Ky do dale dhe do vrase prape oee do te vritet per shkak se drejtesia e koruptuar e nxit gjakmarrjen dhe i intereson ta nxise sepse jane rezervuar parash qe shkojne per ta. Tani familjaret gjakun ta kerkojne te prokurori se i vite do denohen sipas kesaj skeme kriminale. Turp dhe krim.

    Përgjigju
    • Ariu: 26/09/2022 14:37

      O Babagjysh, kështu ta kanë mësuar gjykimin e shkurtuar ty, ku pranon akuzën? Bëj ndonjë punë tjetër vëlla se nuk qenka për ty kjo punë.

    • Babagjyshi: 26/09/2022 13:07

      Prokutori ka kërkuar maksimumin. 25 vjet ka kërkuar. Duke qenë se e ka pranuar akuzën hiqet 1/3 per gjykim të shkurtuar. Ligji në Shqipëri thotë qartë se të miturit dënohen me gjysmë dënimi. Pra e pjestojmë për 2. Dalin llogaritë ? Nuk ka dënim të përjetshëm për ata që kryejnë krimin në moshë të mitur. Maksimumi që mund të dënohen është 12,5 vite.

  • luli: 26/09/2022 10:53

    o burraaaa vritni se nuk ju gjen gjo,thone qe vrasjen tjeter 8 muaj do e denojn sikur me vra nje mace....

    Përgjigju
  • XXX: 26/09/2022 10:33

    Çfare legen prokuror eshte ky qe kerkon denim me 8 vite burg per vrasje? Hajde drejtesi hajde.

    Përgjigju
  • Asnjeanes: 26/09/2022 10:12

    Për ty (Ariu) dhe për ty (Ujku): sëpari në Momentin që ka kryer Krimin ai ka qënë Adoleshent akoma i pa rritur dhe Ligji nuk dënon një të pa rritur njëlloj si një të rritur!!! Sëdyti Familja e Viktimës e ka lënë atë Jetim ne Moshën katër vjeçare 13 Vjet ka vuajtur me Dhimbje e Mundim për Babanë e tij të vrarë *nuk jam për Vrasje*, por të njëjtën gjë gjë do kishit bërë edhe ju të dy se kështu është gatuar Shqiptari ndonëse e gabuar 100%. Dhe sëtreti ai është dorëzuar vetë në Polici çka e lehtëson në një farë Mase atë çfar ka bërë, ai nuk është Kriminel si ata që vrasin e shkojnë e mshifen ku të munden. Pra janë shumë gjëra që ja lehtësojnë Dënimin këtijë Djali, Prokurori i ka të shkruara të gjitha në Ligj dhe ai respekton Ligjin.

    Përgjigju
    • Luli: 12/10/2022 15:15

      O Asnjeanesi...veshtire te beheni njerez ju me kete kulture...Ka vrare vellain e vrasesit Jo vrasesin e Babàit... è kupton o ***.. ndryshimiin??

    • Ariu: 26/09/2022 14:39

      Ti Den duhet të jesh shoku prokurorit jo i afërmi tij...mos flisni broçkulla se ju lexojnë njerëzit që nuk dijnë dhe i marrin për të vërteta.

    • Den: 26/09/2022 13:07

      Nuk te heq asnje presje o asnjeanes Prokurori si rralle ndonjehere ka respektuar ligjin Per mendimin tim me pak do ishte denuar Keta komentuesit e tjere harrojne se ishte drejtesia e korruptuar qe e çoi adoloshentin ne ate rruge Djale me karakter

    • Ariu: 26/09/2022 13:03

      Më mirë pranoje që je dora prokurorit se është më e ndershme se sa të flasësh në ajër, fyen veten tënde me ato që thua.

    • Ariu: 26/09/2022 13:02

      Ti asnjëanës ku e ke bërë shkollën. Vrasja është vrasje byrazer, ai si adoleshent mund të përfitojë lehtësira të tjera në vuajtjen e dënimit por kursesi 8 vite. Sipas teje të dalim të bëjmë vetëgjyqësi tani vl, dorëzohemi vetë e përfitojmë lehtësira. Hapi ndonjëherë librat se nuk të hanë vlla.

  • Ariu: 26/09/2022 08:14

    Sa?! 8 vite?! 8 vite duhet ti bëj prokurori për këtë akuzë qesharake. Të vrasësh një njeri e të kërkojnë 8 vite burg. Absurdi në Shqiperi nuk mbaron. I paska ardhur rradha vetingut këtij prokurorit dhe e dika që se ka të gjatë e po mbledh ç'ti dalë përpara. Turp! Maskara!

    Përgjigju
    • Kingu: 16/10/2022 12:31

      Po ai tjetri Sa u denua Kur kti djaloshi ja vran baben e lan jetim. Apo kto nuk llogariten

    • Ujku: 26/09/2022 09:10

      Duhet të vendoset ligji i dënimit me vdekje vetëm ky ligj bën punë në shqipëri

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip