Vrau nipin në Fushë-Krujë se hardhitë e rrushit ishin zgjatur shumë dhe i pengonin rrugën, zbardhet dëshmia e autorit

Vrau nipin në Fushë-Krujë se hardhitë e rrushit ishin zgjatur shumë dhe i pengonin rrugën, zbardhet dëshmia e autorit

FUSHË- KRUJË- Vrasja në pragun e shtëpisë të Ramiz ose Julian Halilit në Fushë-Krujë, është kryer nga xhaxhai i tij, Shkëlqim Halili, me probleme të shëndetit mendor, që shpesh herë është bërë protagonist i disa ngjarjeve. Nipi është qëlluar nga xhaxhai i tij nga një distancë e afërt plot 7 herë. Ai sapo kishte zbritur nga makina dhe po hapte derën për ta futur brenda, ku 6 plumba të qëlluar nga xhaxhai i tij, kanë qenë tejshkues, ndërsa plumbi i shtatë është gjetur në trup nga ekspertët mjeko-ligjorë, e tashmë është çuar për ekzaminim në laboratorin e policisë. Gjatë marrjes në pyetje Shkëlqim Halili, ka pohuar se nuk është autor i kësaj vrasje, pasi ka qenë duke punuar tokën, në momentin kur ka ndodhur krimi.

Pavarësisht këtij pretendimi ditën e sotme gjykata e Krujës, ka caktuar masën e “arrestit në burg” për Shkëlqim Halilin, i akuzuar nga prokuroria e këtij qyteti për veprën penale të “Vrasje për shkak të mardhënieve familjare” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. Vrasja e Razim ose Julian Halilit, është kryer për shkaqe krejt banale, pasi autori i dyshuar i krimit ka dhënë dëshmi kontradiktore ndërsa vëllai i tij, Hysen Halili, ka rrëfyer se me Shkëlqimin janë konfliktuar disa herë për degët e rrushit, pasi ato ishin rritur shumë dhe i vështirësonin kalimin Shkëlqim Halilit në banesën e tij. Një tjetër argument pse ishte konfliktuar Shkëlqimi me nipin e tij ishte dhe fakti se atë e shqetësonte shumë alarmi i makinës së nipit të tij. Në vendimin e gjykatës që siguron “Shqiptarja.com” jepet një tablo e qartë e zanafillës së këtij krimi dhe pretendimeve që ka mbajtur në polici, autori i vrasjes Shkëlqim Halili. Në rrëfimin e tij Shkëlqimi ka treguar se:”... më datë 14 mars 2020 është ngritur nga gjumi në orën 09:00 dhe më pas ka dalë tek oborri i shtëpisë duke punuar tokën. Në orën 12:00 është futur sërish në banese ka ngrenë dreken.

Është shtrirë për të pushuar e më pas rreth orës 14:30 ka dalë përsëri për të punuar tokën. Në orën 15:30, ka dalë jashtë portës kryesore për të kërkuar një shofer triciklimotori i cili quhet Gjoke. Ka shkuar tek banesa e tij dhe i kanë thënë se triciklimotori është i prishur dhe Gjoka nuk ndodhet këtu. Është kthyer përsëri në shtëpi për të punuar tokën. Gjithashtu deklaron se ka patur një konflikt të vjetër me vëllain Hysenin i cili pinte alkool e shante dhe për këtë e ka goditur me shuplakë. Ndërkohë me viktimën  Julianin (djalin e Hysenit) ka patur konflikte të vazhdueshme pasi i prishte qetësinë me alarmin e makinës. Për këtë pjese ka folur dhe me Fatmir Halilin nipin tjetër të cilit i ka shprehur shqetësimin në lidhje me veprimet që kryente Juliani ndaj tij. Fatmiri nuk është se ka zgjidhur gjë, por i ka dhënë të drejtë Julianit. Ndërkohë përveç këtyre deklaron se kanë patur konflikte midis njëri-tjetrit me ofendime të ndërsjella...”. Ndërkohë vëllai i autorit të krimit njëkohësisht babai i viktimës, Hysen Halili ka treguar në polici si person që tregon rrethanat e hetimit shtetasi Hysen Halili, sqaron se:“…më datë 14 mars 2020 gjatë kohës kur ka qenë në anën tjetër të fshatit ka dëgjuar disa të bërtitura, që vinin në drejtim të shtëpisë së tij dhe me pas është nisur për në shtëpi, ku në derën hyrëse të shtëpisë, ka konstatuar trupin pa jetë të të ndjerit, djalit të tij Julian Halili, i cili ishte e mbuluar me gjak si dhe pas pak aty ka mbërritur policia.

Më pas ai tregon se këtë ngjarje e ka bërë vetëm vëllai i tij, Shkëlqim Halili, dhe këtë gjë nuk thotë vetëm ai po e thotë e gjithë fshati. Po ashtu ai shton se nuk është se djali i tij Juliani ka pasur konfikt me vëllanë e tij, por vetëm ka pasur debate për pune si ajo e herës së fundit para tre muajsh ku Shkëlqimi është ankuar te viktima me pretendimin se hardhitë ishin shumë të varura jashtë murit rrethues, ku i pengonin rrugën e Shkëlqimit për të shkuar në shtëpinë e tij. Në fund,  ai shpjegon se në vend ngjarje ka qenë vetëm viktima me autori dhe askush tjetër, nuk është se vëllai i tij Shkelqimi para se ta vriste ka bërë debat me Julianin, por sipas tij vëllai i tij duke u nisur se ka probleme mendore është afruar tek Juliani duke e qëlluar për vdekje si dhe po ashtu shton se vëllai i tij Shkëlqimi, nuk shkon mirë me asnjë banor të zonës dhe shpesh herë mbante me vete në brez edhe armë zjarri pistoletë…”. Gjithashtu për këtë ngjarje është marrë në pyetje dhe Dallëndyshe Halili e cila ka sqaruar se:“…ka nga banesa për të marrë ujë dhe kur është kthyer për në shtëpi ka dëgjuar se është hapur porta e oborrit të shtetasit Shkëlqim Halili. ka dëgjuar disa krisma dhe ka dalë jashtë e ka parë mjetin e Ramiz (Julian) Halilit dhe një person i cili ishte në drejtim te derës se makinës dhe i është dukur se ishte Shkëlqim Halili. Me pas ka mësuar nga të afërmit e saj se Ramiz (Julian) Halili ishte vrarë me armë zjarri. Ka parë që porta e oborrit Shkëlqimit, ishte e hapur dhe pas 20 minutash pasi ishin grumbulluar shumë, njerëz Shkëlqimi e kishte mbyllur portën.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja